Është i lehte për përdorim, i sigurtë, efektiv dhe në çdo kohë/vend ju ofron klientëve qasje në llogari dhe produkte bankare. TebMobile është në dispozicion ne dy gjuhë: Angleze dhe Shqip.
Instruksionet për qasje:
Për tu qasur në aplikacionin TEB Mobile duhet të keni aktiv produktin E-banking ku do të pajiseni me një ID përdorues dhe fjalëkalim.
Së pari hyni në aplikacionin Teb Mobile dhe shënoni ID-n e përdoruesit dhe fjalëkalimin të E-banking. Më pas do të pranoni një mesazh në lidhje me PIN kodin për qasje në TEB Mobile.
Pasi të qaseni përmes PIN-it të pranuar me SMS, klienti duhet të krijojë PIN-in e ri personal (një nga këto: PIN numerik, PIN me gjurmë të gishtit, apo të vizatojë PIN-in).
* Nëse ju doni të përdorni PIN-in me gjurmë të gishtit, ai duhet të jetë i definuar në pajisjen tuaj.
MONITORIMI
• Monitorim i gjendjes së llogarive,
• Monitorimi i transaksioneve të llogarisë,
• Monitorimi i detajeve të llogarisë,
• Monitorimi i kredisë aktive,
• Monitorimi i planit/detajeve të pagesave të kredisë,
• Monitorimi i borxhit të kredisë,
• Monitorimi i pagesave të kredit kartelës,
• Monitorimi i pasqyrës së kredit kartelës,
• Monitorimi i borxhit të kredit kartelës,
• Monitorimi i kampanjave të fundit të produkteve kreditore.