Bankimi Privat

Cilësia e shërbimit dhe përkushtimi ndaj nevojave tuaja, janë prioriteti ynë

Përjetoni një koncept unik të shërbimeve bankare i cili siguron që ju të përfitoni shërbime të privilegjuara bankare me standarde të reja luksi dhe komoditeti.

Zbuloni avantazhet e një marrëdhënie të privilegjuar bankare

Bankimi Privat është një koncept bankar i fokusuar në menaxhimin e pasurisë se klientit duke u përqëndruar tek klientët me të hyra më të larta apo të cilët kanë arritur të kursejnë një shumë më të madhe mjetesh. Ata do të pajisen me produkte dhe shërbime eksluzive bankare të bazuara në marrëdhënien e suksesshme dhe prapavijën që TEB Sh.A e ka me klientin.

Bankimi Privat synon të ndërtojë marrëdhënie afatgjate me klientët tanë bazuar në besimin reciprok dhe transparencën e plotë me një përkushtim të lartë për të kuptuar qëllimet dhe nevojat financiare të klientit dhe duke vënë interesat e tyre financiare në qendër të vëmendjes.

Koncepti i Bankimit Privat në përgjithësi i referohet një qasjeje më të personalizuar ndaj klientit, ku klienti do të gëzojë shërbime ekskluzive dhe të privilegjuara në koordinim me një këshilltar personal të përkushtuar dhe profesional duke u bazuar në degën që përfaqëson klientin ku kërkesat dhe nevojat e klientit do të vendosen prioritet nga banka jonë.

Mënyra se si e menaxhojmë pasurinë tënde

Çdo gjë që bëjmë dedikohet në rritjen, menaxhimin dhe mbrojtjen e pasurisë tënde. Ne e pershtatim eksperiencën tonë në banka, investime dhe menaxhimin e pasurisë me nevojat tuaja individuale.

Këshilltari i juaj personal qëndron në qendër të këtij shërbimi të përshtatur dhe është përgjegjës për të siguruar që produktet, shërbimet dhe këshillat që ju merrni të mbeten të përshtatshme në çdo situatë. Duke punuar së bashku me ju si një ekip, këshilltari personal do t’ju ndihmojë të identifikoni dhe të siguroni objektivat tuaja financiare.

Ne ofrojmë menaxhimin e pasurisë për ju, duke zgjedhur produktet dhe shërbimet që përmbushin më së miri nevojat tuaja, qoftë të ofruara nga TEB apo një organizatë tjetër financiare. Ne besojmë se një metodë e tillë do të ndihmojë në arritjen e rezultateve më fitimprurëse për ju.

Privilegjet e Bankimit Privat

• Këshilltar personal nga ekspertët më të mirë të bankës tonë, të cilët do ju ofrojnë cilësinë, privatësinë, sigurinë dhe zgjidhjet më të përshtatshme për nevojat tuaja bankare
• Asistencë dhe mundesi konsultimi ne çdo kohë, takime në zyret, vizita personale ose konsulta në telefon
• Hapësira të veçanta që janë krijuar posaçërisht për të ofruar komforin dhe privatësinë që i përshtatet nevojave të klientit
• Mundësi e blerjeve me këste në pagesat vendore dhe ndërkombëtare
• Zero komision për pagesat ndërkombëtare me Premium Kredit Kartelë
• Bonus pikë shtesë në Premium Kredit Kartelë për shpenzimet në restorante dhe dyqane të përzgjedhura
• Këstet shtesë pa komision te tregtarët e përzgjedhur
• Limit të përdorimit te kredit kartelës deri në tri paga
• Mundësitë e financimit me kushte të veçanta dhe procedura të përshpejtuara,
• Oferta dhe kushte speciale për të gjitha llojet e kredive dhe mbitërheqjes
• Faqja e dedikuar në internet për shërbimet e bankingut privat
• Shërbimet bankare online

Principet e Bankimit Privat

Partneriteti

Bashkëpunimi me bankën TEB nënkupton njohjen e angazhimit afatgjatë që banka TEB e ka krijuar për formimin e reputacionit të saj në treg. Bashkëpunimi i fortë, besimi i ndërsjellë dhe transparenca e dëshmuar janë disa nga vlerat të cilat na drejtojnë kah një rritje e pëshpejtuar dhe qëllime të përbashkëta.

Njohuritë

Banka TEB ka sjellë në tregun e Kosovës një përvojë ndërkombëtare dhe ekspertizë të çmuar në fushën e bankingut privat duke ofruar zgjidhje financiare të bazuar në nevojat dhe situatën e klientit. Banka TEB është e përkushtuar për të ofruar shërbime me cilësi të lartë të cilat i sjell në treg me anë të njohurive të specialistëve në fusha të ndryshme dhe si bankë dallon me profil të balancuar të riskut dhe kthimit.

Shërbime të personalizuara

Banka TEB përqendrohet vazhdimisht në interesat dhe nevojat individuale të klientëve përmes veprimeve dhe qasjeve të ndryshme duke marrë përgjegjësi për veprimet dhe transaksionet e veta drejt angazhimit të balancuar mes rritjes ekonomike dhe kulturore të shoqërisë. Shërbimet bankare një-për-një në përputhje me preferencat dhe pritjet tuaja do të ofrohen për klientët tanë nga zyrtarët e bankingut privat të cilët i shërbejnë një numri të kufizuar të klientëve.

Besueshmëria

Qasja e TEB SH.A ndaj klientit dallohet në bazë të transparencës maksimale, korrektësisë dhe ndershmërisë që TEB SH.A e ka demonstruar me klientët dhe punonjësit. Veprimet e saj janë të lidhura gjithmonë me mjedisin vazhdimisht të ndryshueshëm ekonomik-social dhe rregullativ.

Fleksibiliteti

Qasja jo-formale, e pavarur dhe sipërmarrëse e TEB Sh.A i mundëson asaj për të ofruar zgjidhje unike dhe të personalizuar për të përmbushur nevojat tuaja.

Përfitimet nga Debit Kartela dhe Kredit Kartela (Premium Starcard)

Banka TEB ofron shërbime dhe përfitime të ndryshme nga përdorimi i kartelave të debitit dhe të kreditit.

Kartela juaj e debitit ju lejon të qaseni në llogarinë tuaj nga çdo vend në çdo kohë pa bartur rrezikun që të keni para në dorë. Ju në mënyrë të sigurt mund të bëni blerje deri në kufirin e llogarisë tuaj brenda dhe jashtë vendit. Shuma e blerjeve që e bëni menjëherë do të zbritet nga llogaria juaj dhe buxheti juaj mbetet nën kontrollin tuaj. Kartela e debitit e bankës TEB është e lehtë për ta marrë, e përshtatshme dhe e sigurt, sepse klientët i depozitojnë paratë në llogari dhe i përdorin në bazë të nevojës pa marrë parasysh a është klienti në Kosovë apo jashtë vendit.

Kartela jonë e kreditit PREMIUM STARCARD ofron disa mundësi unike të pagesës për të plotësuar nevojat e përditshme të klientëve. Është produkt unik që iu mundëson klientëve tanë për të përcjellur shpenzimet e tyre duke marrë përvojën më të mirë të blerjes, ku ata marrin shpërblime dhe kursejnë para.

Me TEB Premium Starcard në xhepin tuaj, çdo përvojë e blerjes është unike. TEB Premium Starcard ju ofron një gamë të gjërë të përfitimeve, kur është fjala për blerje. Kjo kartelë e kreditit me plan të kësteve, e markës Visa, ofron shumë opsione. Sa më shumë që ta integroni kartelën Premium Starcard në blerjet tuaja, aq më shumë Starpikë fitoni – për çdo blerje.

Premium Starcard

Kartelë e veçantë për klientë të veçantë

Kënaquni me privilegjet e Premium Kredit Kartelës

Bonus pikë shtesë në hotelet dhe restorantët më ekslusive

Avantazhe shumë të veçanta vetëm me Premium Kredit Kartelë. Oferta speciale, zbritje dhe bonus pikë në shpenzimet e juaja në hotele dhe restorante të veçanta

Degët ku ofrohën shërbime të Bankimit Privat

Gjeni Degët më të afërt

Dega Premium

Adresa: Sheshi Zahir Pajaziti p.n., 10000 Prishtinë

Tel: +383 (0) 38 220 430

Fax: +383 (0) 38 220 431

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega në Ulpianë

Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Obj.C 2 Hy 3 kati 1 Nr.4, Ulpianë, 10000 Prishtinë

Tel: +383 (0) 38 551 655

Fax: +383 (0) 38 551 622

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega në Dardani

Adresa: Rr. Robert Doll, Nr.1 , 10000 Prishtinë

Tel: +383 (0) 38 225 608

Fax: +383 (0) 38 225 562

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega në Bregun e Diellit

Adresa: Bregu i Diellit

Tel: +383 (0) 38 554 300

Fax: +383 (0) 38 224 799

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega në Fushë Kosovë

Adresa: Rr. Nëna Terezë, nr. 113/1, 12000 Fushë Kosovë

Tel: +383 (0) 38 534 353

Fax: +383 (0) 38 534 347

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega në Shadërvan

Adresa: Suzi Çelebi, nr. 41, 20000 Prizren

Tel: +383 (0) 29 23 22 23

Fax: +383 (0) 29 23 22 24

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega kryesore në Pejë

Adresa: Rr. Eliot Engel, p.n. 30000 Pejë

Tel: +383 (0) 39 421 551

Fax: +383 (0) 39 421 556

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega në Gjakovë

Adresa: Rruga “Nena Tereze” pn, 50000 Gjakovë

Tel: +383 (0) 390 325 590

Fax: +383 (0) 390 325 654

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega në Ferizaj

Adresa: Rr. Dëshmorët e Kombit, p.n. Ferizaj

Tel: +383 (0) 290 323 200

Fax: +383 (0) 290 325 039

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30

Dega në Gjilan

Adresa: Rr. Mulla Idrizi, p.n. Gjilan

Tel: +383 (0) 280 321 000

Fax: +383 (0) 280 325 777

Orari i punës: Hëne - Premte 08:30 - 16:30