TEB sponzor edhe i Manifesta 14
Banka TEB Sh.A. ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi edhe me organizatorët e Manifesta 14.
Ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë për vitin 2022, Manifesta 14 Prishtina do të sponsorohet edhe nga Banka TEB, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet dy palëve.
Manifesta konsiderohet si një ndër bienalet më të rëndësishme të artit në Europë dhe ajo sivjet do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë prej 22 korrikut deri më 30 tetor të këtij viti. Organizimi përmban në vete një program 100 ditor me art, performanca, evente dhe punëtori me qëllimin e fuqizimit qytetar për rikthimin e hapësirave publike në përdorim të sërishëm.
Përgjegjësia sociale korporative është një ndër katër shtyllat kryesore të identitetit të Bankës me shtrirje globalde si BNP Paribas, pjesë e së cilës është edhe Banka TEB në Kosovë.
Banka TEB është përkrahëse e shumë aktiviteteve sportive që kanë për qëllim përfaqësimin e vendit, sidomos në partneritet me Federatën e futbollit të Kosovës, Federatën e basketbollit të Kosovës, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komitetit paralimpik të Kosovës. Jemi krenar që do të jemi përkrahëse dhe pjesë e bienales evropiane Manifesta, që për herë të parë mbahet në Ballkanin Përëndimor dhe që vendos Kosovën në hartën kulturore evropiane.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!