Zgjedhe Bankën TEB për zhvillimin e biznesit online!
Zhvillo biznesin tuaj duke integruar platformën e vetme të pagesave me këste për shitjet online.
Banka TEB, si lider në tregun e kartelave, vazhdon të aplikojë standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë, në mënyrë që t’i mundësojë tregtarëve zhvillimin e biznesit online përmes integrimit të platformës së pagesave online.
Platforma e pagesave online është 3D Secure, duke i mundësuar klientëve të realizojnë blerje online përmes kartelave në mënyrën më efikase dhe më të sigurt.
Banka TEB është banka e vetme në Kosovë e cila ju ofron platformën e pagesave online me mundësi të pagesave me Starcard deri në 24 këste, të gjitha bizneseve të cilat synojne shitjen online.
Platforma e pagesave online është e certifikuar dhe pranon pagesat e të gjitha kartelave Visa dhe MasterCard nga mbarë bota.
Si të pajisemi me shërbimin e pagesave online?
– Për t’u pajisur me shërbimin e pagesave online, tregtarët duhet të kenë webfaqe funksionale dhe të gatshme për shitje online.
Gjatë kësaj periudhe Banka do të ofrojë integrimin dhe mirëmbajtjen e platformës falas.
Kampanja vlen deri më 31.12.2022.