TEB sjellë edhe mobileCash
Banka TEB në kuadër të ofrimit të shërbimeve sa më të sofistikuara bankare për klientët e vet ka lansuar edhe produktin mobileCash.
Shërbimi mobileCash është tipare e re që do të ofrohet në aplikacionin TebMobile (Android - IOS), ku përmes mobileCash ju do të keni mundesinë e tërheqjes së parave nga ATM-të e TEB pa perdorur debit kartelën bankare.
MobileCash do t’i ofrojë klientëve të vet opsionin e tërheqjes së parave nga ATM-ët e TEB pa përdorur debit kartelën bankare.
I gjithë shërbimi është i bazuar në gjenerimin e kodit të përdorimit nëpërmjet aplikacionit, TebMobile.
Për më shumë detaje në lidhje me përdorimin e mobileCash ju ftojmë të shikoni videon udhëzuese.
Ne në Bankën TEB besojmë se mobileCash do të ofrojë eksperiencë më të mirë bankare për klientët.
Banka TEB është lidere në tregun bankare të Kosovës në përdorimin e kartelave bankare me brendin e saj, Starcard dhe Starcash si dhe ne aspektin e operimeve me kartela bankare në Kosovë. Këto fakte na bëjnë edhe përgjegjës për të ofruar shërbime sa më të sofistikuara teknologjike për klientët e Bankës TEB dhe trendet më të reja të përdorimit të kanaleve alternative të distribuimit të parasë.
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).
TEB Bankë për një botë në lëvizje!