Shfrytëzoni kutitë e depozitave – DROPBOX
Banka, për të përmbushur nevojat bankare të klienteve saj, solli shërbimin e ri bankar Kutinë e Depozitave (Drop Box) për një bankim më të shpejtë dhe më të sigurt. Shërbimi i Kutisë së Depozitave rezulton nga përpjekjet e vazhdueshme
për lancimin e shërbimeve të reja të menaxhimit të parave të gatshme, duke përmbushur nevojat e klientëve tanë dhe gjithashtu për të arritur përmirësime të efikasitetit përmes operacioneve tona.
Kutitë e Depozitave u ofrojnë klientëve një mjet të sigurt dhe efikas për të depozituar para, pa pasur nevojë për radhë të gjata ose pritje në degë. Ky shërbim ofron një alternativë praktike për klientët e biznesit që preferojnë një metodë të shpejtë dhe pa probleme të depozitimit të parave, veçanërisht jashtë orarit të rregullt bankar. Duke shfrytëzuar komoditetin e Kutisë së Depozitave, klientët mund të bëjnë deponimet e tyre me lehtësi, ndërsa përmirësojnë përvojën e përgjithshme bankare.
Kutia e Depozitave është një kasafortë, e llojit që lejon depozitimin e parave fizike me shumicë, të përshkruara me karakteristikat e mëposhtme:
Lokacionet kryesore të Kutisë së Depozitave janë: