Departamenti i shërbimeve bankare për korporata është përgjegjës për ofrimin e mundësive të financimit për korporatat, institucionet financiare dhe agjencitë qeveritare. Ky departament bashkëpunon afër me kompanitë për:
• Forcimin e rrjedhës së parave dhe rritjen e efikasitetit
• Zhvillimin e produkteve dhe zgjidhjeve të personalizuara
• Ofrimin e ekspertizës në veprimtarinë e caktuar.
Ai kombinon përvojën lokale dhe fuqinë e burimeve globale të bankës për t’u ndihmuar kompanive të orientohen në ekonominë e sotme.
Departamenti i korporatave i beson se angazhimi i Bankës ndaj marrëveshjeve etike të korporatës gjatë zhvillimit të biznesit të saj ka qenë një element i rëndësishëm i suksesit të saj në përfitimin e klientëve të rinj. Ky angazhim vlen për marrëveshjet me punonjësit e saj, aksionarët, klientët dhe komunitetin. Qëllimi është promovimi i suksesit afatgjatë të bankës dhe sigurimi i aftësisë konkurruese të qëndrueshme të saj. Standardet e larta të shërbimit ndaj klientëve tanë, të shoqëruara me produkte inovative do të na bëjnë një nga bankat udhëheqëse në vend, me një gamë të gjerë të klientëve – nga individë deri te klientët korporata.