Kreditë

Kredi me këste

Kredidhënie e përshtatur që e optimizon vlerën e biznesit tuaj.

Një nga cilësitë e lindura të bizneseve është se janë vazhdimisht në kërkim të rritjes. Një nga cilësitë e lindura të TEB, është se jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave për ta mbështetur këtë rritje. Kredia jonë me këste është fleksibile dhe mund të përshtatet për t’iu përshtatur nevojave tuaja unike të biznesit.

Pa marrë parasysh a jeni duke investuar në objekt biznesi, duke e zgjeruar kapacitetin e biznesit përmes blerjes së makinerisë ose automjeteve, ose duke filluar një linjë të re prodhimi, TEB është partneri juaj potencial për rritje.

Qëllimi ynë është t’ju ndihmojmë t’i bëni investimet thelbësore, prandaj ofrojmë kredi biznesi me këste prejderi në 36 muaj për kapital punues, dhe kredi me këste prej deri në 84 muaj për investime. Për më tepër, mund ta shfrytëzoni fleksibilitetin dhe mundësitë e ndryshme që i ofrojmë në kthim të borxhit, ashtu që këstet mujore të përshtaten me rrjedhën tuaj të parasë në biznesin tuaj. Kjo është vetëm një nga mënyrat se si TEB është duke bërë ndryshime dhe duke krijuar përfitime për biznesin tuaj.

Nëse dëshironi të dini më shumë për kreditë me këste në TEB, pse të mos e vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Apliko këtu

Kreditë për vetura

Auto Kredia nga TEB ju vendos në ulësen e shoferit

Një flotë veturash efikase dhe të mirëmbajtura mund të jetë esenciale për biznesin tuaj. Nëse keni nevojë për të investuar në automjete nëpërmjet tregtarëve tanë të autorizuar, atëherë Auto Kredia shumë e favorshme e TEB-it mund të jetë shumë efektive.

Nëse jeni duke blerë automjete të reja, atëherë Auto Kredia jonë mund të financojë 80% të vlerës së re. Automjetet e përdorura mund të financohen deri në 60% të vlerës.

Procesi i aplikimit për kredi është shumë i shpejtë dhe këstet mund të organizohen në mënyrë që t’i përshtaten më së miri biznesit tuaj si vijon:

• Këste të barabarta
• Këste në rritje
• Këste në rënie

Nëse dëshironi të dini më shumë për auto kreditë në TEB, pse të mos e vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Apliko këtu

Kreditë jo në para të gatshme

Ju ndihmojnë të ndërtoni partneritete të sigurta vendore dhe ndërkombëtare

Ndërsa marrëveshjet ndërkombëtare hapin shumë mundësi për biznesin tuaj që të rritet, njëkohësisht ato mund të jenë edhe sfiduese. Ju duhet që me kujdes ta vlerësoni marrëdhënien dhe të zgjidhni nga produktet e ndryshme të biznesit dokumentar që i keni në dispozicion ashtu që të mund ta optimizoni sigurinë dhe kthimet.

TEB ka përvojë afatgjatë dhe të gjerë në tregtinë ndërkombëtare – si pjesë e Programit të IFC – Federata Ndërkombëtare Financiare, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, dhe një rrjet të vendosur mirë të jo më pak se 130 bankave korrespondente në tërë botën.

Ne kemi diapazon të gjerë të produkteve dhe shërbimeve për ta përkrahur tregtinë tuaj ndërkombëtare dhe të gjitha ofrohen me kushte shumë të arsyeshme dhe fleksibile. Kjo përfshin:

• Kreditë dokumentare, duke përfshirë letërkreditë
• Letër garancitë

Nëse dëshironi të dini më shumë për biznesin dokumentar në TEB, pse të mos e vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Apliko këtu

Kreditë Spot

Financoni kontratat tuaja me kredi SPOT

Kontratat e veçanta kërkojnë mjete specifike të financimit për t’ju ndihmuar që ta menaxhoni rrjedhën e parasë së kompanisë suaj dhe t’i maksimizoni fitimet.

TEB ka krijuar një burim të unik të kapitalit punues të projektuar posaçërisht për kompanitë që angazhohen në kontrata afat-shkurtra – kredinë Sport të TEB-it.

Kjo kredi ju mundëson shfrytëzimin e fondeve për furnizim me mallra ose shërbime, ndërsa shlyerja e kapitalit dhe interesit bëhet në një pagesë të vetme në datën e maturimit.

Maturimi maksimal për këtë lloj kredie është 6 muaj. Interesi llogaritet në baza ditore mbi shumën e papaguar. Kredia SPOT jep përparësi të veçantë për të mos pasur nevojë të paguajnë asnjë principal ose
interes gjatë rrjedhës së kredisë, pasi shlyerjes bëhet vetëm pasi kontrata specifike ka përfunduar dhe është paguar nga klienti ose furnizuesi juaj.

Nëse dëshironi të dini më shumë për Spot kreditë në TEB, pse të mos e vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Apliko këtu

Kredi revolvuese

Kredia revolvuese – një linjë kreditore ku paguani interes çdo tremujor

Disa investime afatshkurtra gjatë vitit kërkojnë mjete specifike të financimit që janë më fleksibile se format e tjera të kreditimit.

Për të ofruar më shumë fleksibilitet për nevoja të tilla të financimit, TEB ofron një linjë kreditore me veçori të dallueshme – Kredia revolvuese.

Duke e përdorur kredinë revolvuese, ju mund të tërhiqni pjesërisht ose plotësisht deri në limitin e aprovuar dhe ta shfrytëzoni deri në maturim të kredisë. Interesi llogaritet mbi shumën e papaguar në bazë ditore, por paguhet çdo tre muaj, një tipar që i lë biznesit tuaj më shumë të holla për investim.

Maturiteti maksimal i kredisë revolvuese është 12 muaj – vetëm me një vlerësim të qarkullimit dhe situatës aktuale të biznesit tuaj, ju mund ta vazhdoni limitin në fund të maturitetit të kredisë.

Nëse dëshironi të dini më shumë për kreditë revolvuese në TEB, pse të mos e vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Apliko këtu

Limiti i Sistemit të Debitimit Direkt

SDD – mjeti juaj për pagesa të shpejta dhe të lehta me rrjetin tuaj të shitësve

Nëse për blerjet e inventarit mbështeteni në shitës të shumtë me rrjedha monetare të ndryshme, atëherë Sistemi i Debitimit direkt është mjet i nevojshëm për ju.

Ky është një sistem arkëtimi për ju, kompaninë kryesore (furnizuesi) dhe një sistem automatik pagese për blerësin (shitësi, dega, distributori ose klienti). DDS i mundëson Kompanisë Kryesore t’i marrë pagesat nga klientët e tyre automatikisht sipas maturimeve/kushteve të përcaktuara dhe shumave të faturave në sistemin e TEB-it (e-banking për biznes)

Banka TEB lëshon/aprovon një limit kredie, për të siguruar që pagesa e faturës nuk mund të bëhet kur nuk ka shumë të mjaftueshme në llogarinë e blerësit.

Nëse dëshironi të dini më shumë për SDD-në në TEB, pse të mos e vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Apliko këtu

Mbitërheqja

Mbitërheqja në TEB – kur ju nevojiten edhe pak para shtesë

Faturat e papritura ose blerjet esenciale mund të bëjnë presion mbi financat e kompanisë suaj. Pasi që TEB e kupton biznesin, ne e dimë që mbitërheqja mund të ndihmojë të lehtësohet procesi i kryerjes së pagesave të ndryshme kur biznesi përballet me probleme afatshkurtra të likuiditetit.

Mbitërheqja e biznesit lidhet me llogarinë tuaj rrjedhëse dhe mund të arrihet në çast, edhe përmes mundësisë e-Banking për Biznes.

Kufiri i mbitërheqjes caktohet paraprakisht, bazuar në financat e biznesit tuaj. Ne ofrojmë mbitërheqje për periudha deri në 12 muaj. Vazhdimi varet nga përdorimi dhe aftësia e biznesit tuaj për ta arritur bilancin pozitiv gjatë maturitetit të saj. Kjo i minimizon shpenzimet tuaja të huamarrjes, pasi paguani vetëm për shumën e shfrytëzuar dhe kohën e shfrytëzuar – një tjetër produkt i TEB-it që e ndihmon biznesin të rritet.

Nëse dëshironi të dini më shumë për mbitërheqjen në TEB, ju ftojmë ta vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Apliko këtu

Financimi i tregtisë

TEB SH. A. e kupton se biznesi ndërkombëtar në një botë të globalizuar është sfidë – suksesi kërkon njohuri të gjera profesionale dhe rrjet efektiv. TEB-i i ka të dyja.

Ne vazhdojmë t’i përkrahim klientët tanë, duke krijuar dhe përshtatur zgjidhje të financave tregtare për nevojat e tyre të biznesit. Për më tepër, punojmë vazhdimisht në zgjerimin e rrjeteve tona, forcimin e marrëdhënieve me bankat e tjera, dhe ngritjen e mëtejme të standardeve tona të larta të profesionalizmit dhe kompetencës. Përkrahur nga BNP Paribas, dhe me prani globale dhe ekspertizë në tregtinë ndërkombëtare, TEB SH.A vazhdimisht e zgjeron mbulimin gjeografik dhe gamën e produkteve tona.

Produktet e financave tregtare për operacionet e biznesit dokumentar përfshijnë letër kreditë e importit dhe eksportit, skontimin në letër kredi, garancitë vendore dhe ndërkombëtare, letër kreditë në pritje (stand-by) dhe arkëtimet. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2011 me programin e tregtisë së Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC-së) na ka dhënë një mundësi të mirë dhe më shumë fleksibilitet për t’iu përgjigjur kërkesës në lidhje me letërkreditë e konfirmuara dhe kundër garancitë.

TEB SH. A. e ka mbajtur përkrahjen e vazhdueshme për klientët dhe synon të jetë gjithmonë partneri më i besueshëm dhe i preferuar i biznesit në Kosovë, duke vazhduar ta ndajë profesionalizmin dhe ekspertizën në produktet e financave tregtare me klientët e vet duke ofruar edhe zgjidhje inovative.

Apliko këtu