Lajmërim i rëndësishëm!
Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ngritjes së vetëdijës së klientëve përballë mashtruesve potencial, të cilët po shfaqen nëpër platformat e ndryshme të komunikimit, Banka TEB ju përkujton edhe një herë për kujdesin e shtuar që duhet të keni gjatë komunikimeve tuaja.
Për të mos u ekspozuar ndaj përpjekjeve mashtruese; asnjëherë mos i jepni të dhënat tuaja personale dhe financiare, si p.sh.:
- Fjalëkalimet/PIN numrine kartës suaj të kreditit dhe/ose kartës bankare,
- Numri i sigurisë së kartës së kreditit (numri treshifror mbrapa),
- Fjalëkalimi i degës së internetit,
- Kodet e hyrjes dhe transaksioneve të njëhershme në Degën e Internetit
- Foton e kartës suaj të kreditit dhe/ose kartës bankare,
- Foton e ID-së tuaj,
- Emri i plotë i vajzërisë së nënës suaj.
Këto shënime nuk do të kërkohen asnjëherë nga stafi i Bankës TEB. Banka TEB asnjëherë nuk kërkon të dhënat tuaja personale apo fjalëkalimet me anë të e-mail apo aq më pak nëpërmjet platformave të dixhitale të komunikimit. Asnjëherë mos klikoni në asnjë vegëz (link) të përfshirë në të dhe kësi lloj e-mail dhe kurrë mos e shpërndani/jepni informacionet tuaja personale.
Informacionet si Numri i Identifikimit të Kosovës (ID), marka/modeli i telefonit celular, numri i celularit ose mbiemri i vajzërisë nuk kërkohen në faqen e hyrjes në degën e internetit. Nëse përballeni me diçka të ngjashme me ato të dhëna/kërkesa më lartë të cilat kërkojnë këtë lloj informacioni, nuk duhet të identifikoheni kurrë dhe menjëherë të telefononi në Qendrën e Thirrjeve të Bankës TEB 038 230000.
Mund të ketë mashtrues që paraqiten si avokat, polic, prokuror, bankier (sidomos duke u thirrur kinse si punonjës të Bankës TEB), ose pretendojnë të jenë miku ose kompania juaj me të cilën bashkëpunoni në rrjete soicale apo e-mail. Qëllimi i këtyre njerëzve është të kryejnë aktivitete mashtruese duke marrë fjalëkalimet tuaja të internetit/mobile banking, informacionin e identitetit ose informacionin e aksesit.
Në asnjë rrethanë mos hezitoni me kontaktuar Qendrën e thirrjeve për klient (038/230000), portfolion tuaj apo Degën ku i merrni shërbimet bankare.
Për fjalëkalimin tuaj dhe sigurinë e informacionit:
Në asnjë rrethanë, Banka TEB nuk i kërkon këto informacione nga klientët tanë me thirrje telefonike ose me shkrim. Prandaj, ju lusim të mos u përgjigjeni njerëzve që ju telefonojnë dhe ju kërkojnë të shpërndani informacionin tuaj.
Komunikimi zyrtar
Kanalet zyrtare dhe të vetme të komunikimit të Bankës TEB Sh.A. janë:
- www.teb-kos.com
- Facebook: TEB ShA
- Instagram: teb.sha
- Qendra e thirrjeve 038/230000,
- E-mail: info@teb-kos.com dhe customercare@teb-kos.com
- Degët e Bankës TEB
- Viber TEB Community Group (platformë vetëm e pranimit të mesazhit/ofertave nga Banka)
TEB Bankë për një botë në lëvizje!