Banka TEB sponsorizon Uta Ibrahimin në sfidën e 14 majave te botës

Banka TEB ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me alpinisten e njohur nga Kosova, Uta Ibrahimi e cila është duke ndjekur sfidën e 14 majave më të larta të botës.

Alpinistja nga Gjilani është vajza e parë shqiptare që ka arritur të ngjes majën më të lartë të Botës, Mount Everest 8848 metra.

Gjithashtu, Uta Ibrahimi është vajza e vetme nga Ballkani që ka arritur 11 majat e botës që janë mbi 8,000 metra lartësi (Mount Everest, Manasulu, Cho-Oyu, Lhotse, Gasherburum 1 , Annapurna 1, Makalu, Nanga Parbat, Broad Peak dhe K2).

Uta Ibrahimi veq se ka filluar ekspeditat e 3 majave të fundit dhe më të larta të botës për të arritur në vetëm vajza e pestë në botë që ka prekur këtë sukses.

“Falenderoj Bankën për këtë mbështetje në përfundimin e sfidës së 14 majave të Botës, përkrahje kjo që do të thotë shumë për mua” tha Uta. Kjo do të me jep edhe më shumë forcë dhe motiv për të vazhduar në fazën e fundit të një rrugëtimi 8 vjeçar për të ngjitur të gjitha majat e Botës.

Drejtori i përgjithshëm i Bankës TEB, Orcun Ozdemir u shpreh po ashtu i kënaqur në lidhje me bashkëpunimin. “Bashkëpunimi me sportist të nivelit botëror është qëllimi i Bankës TEB dhe në këtë kontekst një marrëveshje me Utën është natyrale, me qëllimin më të mirë të partneritetit, duke i shtuar kësaj edhe vlerat e rëndësishme që paraqet

Uta është Kampione në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kombet e Bashkuara në Kosovë duke promovuar barazinë gjinore, fuqizimin e rinisë dhe ruajtjen e mjedisit.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!