Banka TEB vazhdon bashkëpunimin me FKGK për Biznese, Start Up Biznese, Agro dhe Gratë Ndërmarrëse

Dritarja Standarde ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK).

Dritarja Standarde ka për qëllim që krahas mbështetjes së qasjes në financa për të gjithë sektorët, të cilët kanë një pjesë të konsiderueshme në ekonominë e vendit dhe që janë të synuara nga institucionet partnere të FKGK-së, poashtu të stimulojë ndërmarrjet eksportuese duke ofruar mundësi më të mira për këtë kategori.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Standarde, ju lutem klikoni në këtë vegëz.

Dritarja Start-Up ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapokrijuara si dhe rritja e punësimit, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës së popullatës.

E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja të cilat do të mbështeten në aspektin e:

  • Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
  • Rrjetëzimit, si dhe
  • Mentorimit.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Start up, ju lutem klikoni në këtë vegëz.

Dritarja Agro ofron garanci për institucionet e regjistruara financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në sektorin Agro  për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), qofshin ato të regjistruara në ARBK apo edhe  fermerë që posedojnë Certifikatë të Fermerit dhe NIF (Numër Identifikues të Fermës).

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutem klikoni në këtë vegëz 

Dritarja për Gratë në Biznes ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare, një mbështetje e cila pritet të ndikojë në sigurinë financiare, dhe fuqizimin financiar dhe të pavarur të grave.

E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja të cilat do të mbështeten në aspektin e:

  • Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
  • Rrjetëzimit, si dhe
  • Mentorimit.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Gratë në Biznes, ju lutem klikoni në këtë vegëz.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!