TEB dhe International Finance Corporation nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme!

Përkrahja e bizneseve kosovare nga kjo marrëveshje përfshinë të gjitha Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Agrobizneset dhe ato nga Programi i Ndërmarrësisë së Grave.

Banka TEB Sh.A. dhe institucioni financiar i Bankës Botërore, IFC kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të ndarjes së riskut, për të përkrahur kreditimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), duke përfshirë edhe ato të sektorit të Agrobiznesit dhe të Grave ndërmarrëse në veçanti.

Në kuadër të këtij programi, TEB ka ofruar ndihmë për çasje në fonde për Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe shërbime të ndryshme jo financiare për ngritjen e kapaciteteve të këtij profili të bizneseve.

Drejtori menaxhues i Bankës TEB, Orcun Ozdemir tha se Banka TEB do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e duhur sikur edhe në të kaluarën për NVM-të e sidomos për Gratë Ndërmarrëse.

IFC si anëtare e Bankës Botërore është institucioni më i madh global i zhvilimit të sektorit privat, duke funksionuar në më shumë se 100 vende me kapital, ekspert dhe influencë në vendet në zhvillim.

Alfonso Garcia Mora, zëvendës president për Evropë, Amerikë Latine dhe Karaibe në kuadër të grupit të institucioneve finanicare në IFC vlerësoi lartë bashkëpunimin në mes të Bankës TEB dhe IFC duke thënë se ndërmarrësit janë shtylla e ekonomisë së Kosovës dhe se zgjerimi i çasjes në financa dhe përmirësimi i njohurive të NVM-ve është thelbësore për vendin.

TEB Bankë për një botë në lëvizje