Ke nevojë për kredi? Punë e kryer! Kredi individuale deri në 35,000€

Kredi individuale deri në 35,000€ pa hipotekë dhe me normë preferenciale të interesit.

Kush mund të aplikojë për kredi?
Të gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.
– Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike maturiteti maksimal është deri në 120 muaj.
– Për pagëmarrësit e sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja maturiteti maksimal është deri në 84 muaj.
– Të gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike dhe pagëmarrësit e sektorit privat me të hyra mbi 700€, kredi individuale deri në 20,000€ VEÇ VET, pa bashkhuamarrës, pa garantues dhe pa hipotekë.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?
– Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontratë e punës valide
– Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës/e: ID / Kontratë pune/Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Garantues/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

Kampanja është valide deri më 28.02.2023

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!