S’ki çka pret, ndreqja vetit punët!
Merr kredi hipotekare me normë efektive të interesit duke filluar nga 4.11% dhe maturitet deri në 180 muaj.
Kush mund të aplikojë për kredi?
Te gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.
Qëllimi i kredisë:
Blerje e shtëpisë apo banesës.
Kushtet e kredisë:
Afati maksimal i pagesës së kredisë eshtë deri në 180 muaj.
Financimi nga banka 80% për blerjen e shtëpisë apo banesës.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Kontratë e punës valide
– Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontrata e shitblerjes dhe dokumentet tjera mbi pronën.
Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Garantues/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Hipotekë: Fleta poseduese dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)
SHEMBULL I KALKULIMIT TË KREDISË
- Shuma për financimin e kredisë 50,000€
- Norma vjetore e interesit per vitin e pare duke filluar nga: 3.96%
- Norma vjetore e interesit pas vitit te pare duke filluar nga: 3.96 % + EURIBOR
- Shpenzimet administrative 0.50%
- Maturiteti i kredisë deri në 180 muaj
- *Norma efektive e interesit për vitin e parë: 4.11 %
- *Norma efektive e interesit pas vitit të parë nuk mund të kalkulohet për shkak të ndryshueshmerisë së vlerës Euribor.
EURIBOR-i është shkurtesa e Euro Interbank Offered Rate dhe i referohet normës së interesit bazuar në ofertën dhe kërkesën e parasë në tregun evropian si edhe bazuar në kuotat ditore, dërguar nga bankat më të mëdha evropiane. Kur klientët marrin kredi me normën variabile të interesit të lidhur me Euribor-in, duhet të kenë parasysh ndryshimet e mundshme në Euribor, e të cilat banka TEB i aplikon çdo gjashtë muaj për kohëzgjatjen e kredisë.
Kamata e Ndryshueshme – norma referente e EURIBOR-it e azhurnuar në baza ditore e periudhës të caktuar në Intervalin e ndryshimit në Kushtet Specifike të Kredisë. Nëse në të ardhmen publikimi i EURIBOR ndërpritet, do të përdoret një normë referente pasardhëse e përcaktuar nga administratori i autorizuar i EURIBOR-it.
Oferta valide deri më 28.02.2023
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).