Dega e Qafës në lokacion të ri

Ju njoftojmë se Dega Qafa e Bankës TEB Sh.A. në Prishtinë do të zhvendoset në një lokacion të ri, duke filluar nga 31 gushti 2026.

Adresa e re e degës është:

Rruga Vicianum, Artis Complex, Lokalet 4 dhe 5 (Suteren), Lagjja Arbëri, Prishtinë

Ky zhvendosje është bërë me qëllim të ofrimit të një ambienti më modern dhe më komod për realizimin e shërbimeve bankare për klientët tanë.

Në degën e re, klientët do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa do të kenë në dispozicion edhe ATM me qasje 24/7 për tërheqje dhe deponim të mjeteve. Gjithashtu, gjatë orarit të punës, shërbimet e ATM-së do të jenë të qasshme edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Klientët do të mund të marrin shërbime në lokacionin e ri duke filluar nga 31 gushti 2026.

Orari i punës së degës:

  • E hënë – E premte: 08:30 – 16:30
  • Shërbimet në arkën fizike: 08:30 – 16:00

Ju falënderojmë për besimin tuaj dhe ju mirëpresim në lokacionin tonë të ri.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!