Dega Kryesore në Prishtinë në lokacion të ri!

Njoftohen të gjithë klientët e Bankës TEB Sh.A. se Dega Kryesore në Prishtinë është zhvendosur në lokacion të ri!

Dega Kryesore e Prishtinës e Bankës TEB Sh.A. ka kaluar në lokacion të ri: Rruga UÇK, nr. 1, Prishtinë, me qëllim që të ofrojmë komoditet më të mirë në kryerjen e shërbimeve bankare për klientët.

Në degën me adresë të re klientët do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, si dhe do të kenë qasje në ATM 24/7 për tërheqje dhe deponim të mjeteve, ku gjithashtu gjatë orarit të punës mund të kenë qasje në shërbime të ATM edhe personat me aftësi të kufizuara.

Në lokacionin e ri të Degës Kryesore te Prishtinës klientët mund të marrin shërbimet bankare prej datës 9 janar 2024, ndërsa orari i Degës çdo ditë pune do të jetë prej 8:30 deri 16:30 dhe shërbimet në arkën fizike deri në ora 16:00.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!