Dropbox

Shfrytëzoni kutitë e depozitave – DROPBOX

Banka, për të përmbushur nevojat bankare të klienteve saj, solli shërbimin e ri bankar Kutinë e Depozitave (Drop Box) për një bankim më të shpejtë dhe më të sigurt. Shërbimi i Kutisë së Depozitave rezulton nga përpjekjet e vazhdueshme
për lancimin e shërbimeve të reja të menaxhimit të parave të gatshme, duke përmbushur nevojat e klientëve tanë dhe gjithashtu për të arritur përmirësime të efikasitetit përmes operacioneve tona.

Kutitë e Depozitave u ofrojnë klientëve një mjet të sigurt dhe efikas për të depozituar para, pa pasur nevojë për radhë të gjata ose pritje në degë. Ky shërbim ofron një alternativë praktike për klientët e biznesit që preferojnë një metodë të shpejtë dhe pa probleme të depozitimit të parave, veçanërisht jashtë orarit të rregullt bankar. Duke shfrytëzuar komoditetin e Kutisë së Depozitave, klientët mund të bëjnë deponimet e tyre me lehtësi, ndërsa përmirësojnë përvojën e përgjithshme bankare.

 

Kutia e Depozitave është një kasafortë, e llojit që lejon depozitimin e parave fizike me shumicë, të përshkruara me karakteristikat e mëposhtme:

  • Lejon depozitime të shpejta me çanta parash të regjistruara në
    platformën E-banking të Bankës direkt në Kutinë e Depozitave.
    Është projektuar për t’u mbrojtur nga përpjekjet e manipulimit
  • Mbyllja elektronike e kutisë parandalon hapjen e Dropbox-it
    nga persona të pa autorizuar që nuk posedojnë kode të
    Dropbox për hapjen e kutisë
  • Është nën vëzhgimin e kamerave në zonën e Drop Box 24 orë
    në ditë
  • Është i lidhur drejtpërdrejt me platformën e-banking
    dhe sistemin e Teb Bankës
  • Lidhet drejtpërdrejt me programin e veçantë të aplikimit, ku
    regjistrohen të gjitha regjistrat dhe raportet, duke zbuluar se
    cili person i autorizuar ka hyrë në Depozit Box, gjithashtu ka
    një meny monitorimi ku kryhen të gjitha transaksionet
  • Çanta vendoset brenda Kutisë së Depozitave nepërmjet anës
    së përparme të Kutisë së Depozitave ku kryhet depozitimi.
    Me dorezën e mbylljes së Kutisë së Depozitave çanta futet
    brenda kasafortës

Lokacionet kryesore të Kutisë së Depozitave janë:

  • Dega e Korporatës në Çagllavicë
  • Dega Kryesore në Prizren
  • Dega Kryesore në Fushë Kosovë
  • Dega Kryesore në Ferizaj
  • Dega Kryesore në Pejë