Kanalet Dixhitale të Bankimit

E-Banking

Lehtësoni përvojën tuaj bankare përmes e-Banking

E-Banking është sistem online për kryerjen e shërbimeve bankare. Kursen kohën, i sigurt dhe shumë efikas për personat që nuk mund ta vizitojnë bankën për ta kryer një shërbim të caktuar.
Ofron qasje për 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Për t’u informuar lidhur me aktivizimin e produktit mund të klikoni këtu, apo të vizitoni degën më të afërt të Bankës TEB.

Mënyra e qasjes dhe e përdorimit

Në momentin e aplikimit për këtë produkt ju do ta pranoni një SMS në numrin tuaj të telefonit të cilin e keni të regjistruar në bankë. Ky SMS përmban PIN-in për një përdorim i cili ju mundëson të kyçeni në e-Banking. PIN-i i cili arrin me SMS është i vlefshëm vetëm 3 minuta dhe kur ajo kohë mbaron, PIN-i më nuk është i vlefshëm.

Shënim: Qasja e klientit në e-Banking do të bllokohet në ato raste kur klienti shtyp Fjalëkalimin ose PIN-in e gabuar tri herë me radhë. Në atë rast klienti duhet të aplikojë për fjalëkalimin/PIN-in e ri duke plotësuar një formular modifikimi në degë ose përmes IVR – Thirrjeve Automatike ne Qendrës së Thirrjeve ne numrin 038-230 000. Procesi dhe kushtet e njëjta zbatohen për ata klientë të cilët e kanë humbur fjalëkalimin e tyre.

Për më shumë informata, vizito degën më të afërt të TEB-it, na dërgo email në info@teb-kos.com ose na kontakto në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000.

TEB Mobile

Shërbimet bankare kurdo dhe kudo!

Me aplikacionet TEBMobile te Bankës TEB, ju mund të qaseni lehtësisht në informacionet e Bankingut Online përmes telefonit smart ose tabletit tuaj, thjesht shkarkoni aplikacionin për ta filluar eksplorimin.

Teb Mobile është në dispozicion për sistemet iOS dhe Android dhe mund të shkarkohet falas në App Store & Play Store dhe është në dispozicion ne dy gjuhë: Angleze dhe Shqip.

Shkarkoni Aplikacionin për TEB Mobile Banking:

Për tu qasur në aplikacionin TEB Mobile duhet ta keni aktiv produktin E-banking ku do të pajiseni me një identifikim përdoruesi dhe fjalëkalim.

Së pari hyni në aplikacionin Teb Mobile dhe shënoni ID-n e përdoruesit dhe fjalëkalimin e E-banking. Më pas do ta pranoni një mesazh në lidhje me PIN kodin për qasje në TEB Mobile.

Pasi të qaseni përmes PIN-it të pranuar me SMS, duhet ta krijoni PIN-in e ri personal (një nga këto: PIN numerik, PIN me gjurmë të gishtit, apo ta vizatoni PIN-in).
* Nëse doni ta përdorni PIN-in me gjurmë të gishtit, ai duhet të jetë i definuar në pajisjen tuaj.

Shërbimet në vijim mund t’i realizoni përmes TEBMobile:

MONITORIMI

• Monitorim i gjendjes së llogarive,
• Monitorimi i transaksioneve të llogarisë,
• Monitorimi i detajeve të llogarisë,
• Monitorimi i kredisë aktive,
• Monitorimi i planit/detajeve të pagesave të kredisë,
• Monitorimi i borxhit të kredisë,
• Monitorimi i pagesave të kredit kartelës,
• Monitorimi i pasqyrës së kredit kartelës,
• Monitorimi i borxhit të kredit kartelës,
• Monitorimi i kampanjave të fundit të produkteve kreditore.

 

TRANSFERE

• Transfere të shpejta,
• Transfer ndërmjet llogarive tuaja,
• Transferet në llogari të TEB-it,
• Transferet në bankat e tjera,
• Ekstrakti i IBAN-it.

PAGESAT

• Pagesa e borxhit të kredit kartelës ose të personit tjetër,
• Pagesa e faturës përmes kredit kartelë,
• Pagesa e faturës me lexues të barkodit,
• Pagesat e faturave komunale përmes llogarisë rrjedhëse ose nga Kredit kartela,
• Kryerja e pagesës për shërbime të parapaguara (IPKO).

SHËRBIME TË TJERA

• Kërkesa për kredi,
• Kërkesa për kredit kartelë të re,
• Aktivizimi i urdhërpagesës me datë të caktuar,
• Kërkesa për kartelë plotësuese,
• Kërkesa për rritje të limitit të kredit kartelës,
• Ndryshimi i datës së pagesës për kredit kartelë,
• Ndryshimi i metodës së pagesës për kredit kartelë,
• Dërgimi në email i planit të pagesave të kredisë,
• Mbushja e telefonit mobil (IPKO, VALA, ZMOBILE),
• Këmbimin valutor (blerje/shitje),
• Kalkulatori për valuta të ndryshme (GBP, CHF, USD), depozita, kredi,
• Gjetja e degës dhe bankomatit më të afërt.

 

Përfitimet për përdoruesit e TEBMobile:

Me TEBMobile, mund t’i qaseni lehtësisht informacionit të Bankingut Online, duke përfshirë karakteristikat si:

Qasje e sigurt dhe e lehtë

Identifikohu duke përdorur ID-në e përdoruesit dhe fjalëkalimin tënd Personal ose përdor ndonjë nga funksionet e identifikimit të sigurt që ne ofrojmë, të tilla si Face ID, identifikimi i gjurmëve të gishtërinjve ose një kod kalimi unik 4-shifror.

Përmes TEBMobile me ane të menaxhimit të llogarisë suaj 24/7, keni mundësinë për ta parë apo identifikuar nëse keni ndonjë aktivitet të dyshimtë. Me përfitimet e sigurta dhe të përshtatshme të TEBMobile ju mund ta përdorni informacionin dhe funksionalitetin tuaj bankar online me disa lëvizje të gishtit.

Shënim: Kur të kyçeni për herë të parë në aplikacionin TebMobile pas krijimit të PIN-it numerik, PIN-it me gisht apo PIN-it të vizatuar, në ekran do të shfaqet pyetja e mëposhtme:

A doni të përdorni “smart key” për qasje në e-Banking?

Nëse përdoruesit do të zgjedhin “smart key” për hyrje në e-Banking, ata nuk do të pranojnë më SMS. Në mënyrë që të kalojnë në SMS përsëri, atëherë përdoruesit duhet së pari ta ri-aktivizojnë “smart key” dhe pastaj ata nuk duhet të zgjedhin “smart key” për hyrje në e-Banking.

Shënim: Qasja e klientit në TebMobile do të bllokohet në ato raste kur klienti shtyp Fjalëkalimin ose PIN-in e gabuar tri herë rresht. Pastaj klienti do të duhet të aplikojë për fjalëkalimin/PIN-in e ri duke plotësuar një formular modifikimi në degë ose nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve. Kushte të njëjta zbatohen për ata klientë të cilët e kanë humbur fjalëkalimin e tyre.

ZYRTARI JUAJ BANKAR

Çdo përdorues i platformës TebMobile ka qasje në informatat e zyrtarit përgjegjes dhe ka mundësi për kontaktim të zyrtatir përmes thirrjes telefonike apo dërgimit të e-mailit vetëm me një klik.

Për më shumë informata, vizito degën më të afërt të TEB-it, na dërgo email në info@teb-kos.com ose na kontakto në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000

ATM

Paratë tuaja janë gjithmonë të qasshme përmes rrjetit të ATM-ve të TEB-it

Banka TEB ofron Bankomatët ndër më të sofistikuara në tregun tonë.

Për të ofruar qasje 24/7 në llogarinë tuaj rrjedhëse dhe në Starcard, TEB-i ka investuar dhe zgjeruar rrjetin në 97 Bankomatë (ATM). Ju mund të tërhiqni apo depononi para në të gjithë Kosovën shpejtë dhe sigurt, duke evituar pritjet në dege.
Bankomatët e bankës TEB ofrojnë shërbime të ndryshme, si:
• Tërheqje parash
• Tërheqje të monedhave të metalta
• Deponim parash
• Transfere
• Pagesen e borxhit të Starcard-ës
• Kontrollimi I gjendjes së bilancit
• Ndërrimi I PIN-it të kartelës
• Siguria e bankomatëve
• Shtoni numrin tuaj të telefonit

Përmes Bankomatëve tanë, ne gjithashtu u ofrojmë shërbime poseduesve të kartelave të bankave tjera nëse ato janë te brenduara me VISA, VISA Electron ose PLUS dhe MasterCard, Maestro dhe Cirrus.

Tërheqje parash:
Ju mund të tërhiqni në Bankomatët e bankës TEB bankënota prej 10€, 20€, 50€ dhe 100€.
Ndërsa për herë të parë në Kosovë ju tani mund të tërhiqni edhe monedha të metalta nga 1.00 € (Për të realizuar këto tërheqje duhet të tërheqni më shumë se 5 euro dhe më pak se 10 euro).
Tërheqjet me TEB Debit Kartelë janë pa pagesë, përderisa per tërheqjet me Starcard aplikohet komisioni sipas çmimores në fuqi (te publikuar ne web faqen e bankes TEB www.teb-kos.com).

Starcash – Tërheqje me këste

Deponim parash

Depozita në para të gatshme:
TEB Banka posedon bankomate (‘ATM’) ku ju mund t’i depozitoni paratë tuaja.
• Depozitimi bëhet në bankënotat prej 5€, 10€, 20€, 50€ dhe 100€.
• Depozitimi maksimal është 40 bankënota njëkohësisht, limiti për transaksion është 2,000€, përderisa limiti ditor është deri në 5,995 € për individë ndërsa 9,695 € për biznese.
• Bankënotat e grisura, të palosura apo të shkruara nuk do të pranohen.

Deponim parash përmes bankomatit

Transferet:
Ju mund të kryeni transfere të ndryshme përmes Bankomateve të Bankës TEB, si:
•Transferet brenda bankës (TEB)
•Transferet e shpejta brenda bankës
•Transferet e shpejta në bankat vendore
Tek transferet e shpejta, ju duhet ti keni të regjistruar paraprakisht përfituesit. Regjistrimi i përfituesve bëhet paraprakisht në degë apo përmes e-banking.

Pagesa e borxhit të Starcard:
Ju mund të paguani borxhin e Starcard-ës tuaj apo personave të tjerë, në dy mënyra: transfer nga llogaria rrjedhëse apo me deponim parash (në Bankomatët ku mundësohet deponimi).

Metoda e pagesës përmes deponimit të parave:
•Nëse bëhet pagesa minimale e borxhit të Starcard, atëherë bankomati nuk kthen kusur në monedha të metalta, por kusuri kreditohet në llogari.
•Nëse behet pagesa e borxhit total të Starcard, atëherë bankomati kthen kusur në monedha të metalta në vlerë prej 1 deri në 9.99 euro.

Pagesa e kredit kartelës

Kontrollimi i gjendjes së bilancit:
Në bankomatët e bankës TEB ju mund ta shikoni bilancin e llogarisë rrjedhëse dhe gjendjen e Starcardës tuaj, gjithashtu ju mund ta shtypni gjendjen.

Ndërrimi i PIN-it të kartelës:
Në bankomatet e bankes TEB ju mund ta ndërroni PIN-in e debit kartelës dhe Starcard-ës, duke shtypur PIN-in e vjetër dhe pastaj të zëvendesoni atë me PIN-in e ri.

Siguria e bankomatëve:
Bankomatet e Bankës TEB ofrojnë siguri të lartë për kryerjen e shërbimeve.
Bankomatët posedojnë pajisje të cilat parandalojnë përvetësimin e të dhënave të kartelës si dhe janë të monitoruara 24/7 nga kamerat e sigurisë.
Për më shumë informata, vizito degën më të afërt të bankes TEB ose na dërgo email në info@teb-kos.com ose na kontakto në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000.

ATM Top Up – Mundësi e re nga TEB Sh.A.

Banka TEB Sh.A. ofron mundësinë e re për klientët e saj të quajtur ATM Top–Up, përmes të cilës ju mund të mbushni telefonin tuaj në gjitha bankomatet (ATM) në tërë Kosovën.
Ky shërbim do të jetë në dispozicion për të gjithë numrat prepaid (me parapagim) të operatorëve, Vala dhe Ipko.
Pagesat e Top-up mbushjeve për telefonin tuaj mund të bëhen përmes llogarisë me të gjitha debit kartelat individuale dhe të biznesit, si dhe të gjitha kredit kartelat individuale e të biznesit.
Si funksionon shërbimi:
Pasi të vendoseni kartelën tuaj në ATM paraqiten opsionet e shërbimeve në ekran dhe zgjedhni opsionin Top-Up. Pastaj ju paraqiten operatorët, zgjedhni operatorin tuaj, Vala ose Ipko dhe shkruani numrin mobil ku dëshironi të pranoni mbushjen.
Pasi keni shtypur numrin do të paraqiten shumat që janë në dispozicion për mbushje dhe zgjedhni njërën nga gjashtë opsionet e paraqitura (1, 2, 3, 5, 10 dhe 20 Euro). Pas zgjedhjes së shumës për mbushje do të paraqiten të dhënat: numri, mbushja dhe tarifa. Në këtë rast nëse cdo gjë është në rregull me të dhënat e paraqitura shtypni Aprovo dhe do të merni konfirmimin se transaksioni juaj është kompletuar.

Gjeni ATM më të afërt

POS Terminalet

Rrit qarkullimin tuaj përmes Pikës së Shitjes (POS) në TEB

Evoluimi i shërbimeve bankare ka sjellë metoda të reja të pagesave të cilat i zvogëlojnë nevojat për para të transaksioneve ditore. Pika e Shitjes (POS) është pikë bankare në dyqanin tuaj e cila u mundëson konsumatorëve që të paguajnë me debit ose kredit kartelë nga TEB.

Vendosja e një POS-i do të thotë se ju do të bëheni pjesë e rrjetit më të madh të POS-ve në Kosovë dhe në masë të madhe do ta rrisni qasjen tuaj ndaj klientëve konsumatorëve si dhe qasjen e tyre ndaj mallërave dhe shërbimeve që i ofroni.

Përparësia e të pasurit një pikë të shitjes qëndron në potencialin për t’i rritur shitjet pasi që tani shumë klient e përdorin kartelën StarCard të TEB që është prijëse në treg. Duke u bërë pjesë e rrjetit të pikës së shitjes (POS) në TEB, ju do të merrni pjesë në shumë fushata të organizuara gjatë gjithë vitit, të cilat do drejtojnë klientë kah biznesi i juaj dhe se do të rriten shitjet tuaja.

TEB-i ka qenë banka e parë për të ofruar pikë të shitjes (POS) të teknologjisë GPRS e cila i minimizon parregullsitë operacionale gjatë shërbimit të klientëve Ju mund t’i qaseni me lehtësi veprimeve në llogarinë tuaj në POS përmes e-banking për biznese ose përmes shërbimeve në Qendrën e Thirrjeve në 038 / 230-000.

Pse pritni për t’iu bashkuar rrjetit të POS-ve të TEB-it – kontaktoni degën tuaj më të afërt, na thirrni në 038/230000 ose na dërgoni email në info@teb-kos.com.

SMS Banking

Llogaria juaj është në xhepin tuaj

Shërbimi i SMS Banking ofron shërbime të menjëhershme vetëm duke dërguar një SMS në numrin 50001. Banka TEB Sh.A. ju ofron informata në kohë reale, 24/7 dhe ju paguani vetëm nëse e shfrytëzoni shërbimin.

Llojet e SMS Banking:

– SMS Kërkimet
– SMS Njoftimet
– SMS mbushje
– SMS IPKO Digjital TV dhe Internet
– SMS Pagesat e faturave të KESCO-se

SMS Kërkesa

Dërgoni një SMS kërkesë dhe do të pranoni informata për të gjitha bilancet e llogarive tuaja në të gjitha valutat, si në:
• Llogarinë rrjedhëse;
• Llogarinë e kursimit;
• Llogarinë Fleksibile;
• Nëse keni llogari në GBP dhe CHF, SMS-i do t’ju tregojë vetëm shumën e bilanceve të llogarive tuaj.

Ju mund po ashtu të pranoni informata për:
• Normat e këmbimeve valutore;
• Limiti për shfrytëzim të Kredit Kartelës (StarCard, Premium Card ose She Card) dhe bilanci total.

Pasi të vizitoni degën tonë dhe të regjistroheni për shërbimin, ju do të keni qasje në të gjitha informatat të lartëshënuara duke dërguar një SMS në 50001 me informatat më poshtë.
• BILANCI – për informatat e llogarisë;
• VALUTA – për informata të këmbimeve valutore.
• STARCARD – për limit të shfrytëzimit të kartelës StarCard dhe bilancin e mbetur;

SMS Njoftimet

Nëse dëshironi të monitoroni transaksionin në llogarinë tuaj, ne do t’ju informojmë me SMS për çdo transaksion hyrës ose dalës mbi 10€ ose ju mund ta caktoni shumën tuaj minimale të transaksionit.
Ju mund po ashtu ta keni gjendjen tuaj të kartelës StarCard në xhepin tuaj me shërbimin – një SMS Njoftimi.

Përmes SMS Njoftime ju do të pranoni:
• Transferet,
• Data e pagesës e këstit të kredisë,
• Prerja e Kredit Kartelës

SMS Top Up

Për të gjithë shfrytëzuesit me parapagim të telefonit mobil, TEB-i ofron SMS Mbushje, një shërbim përmes së cilit ju mund ta mbushni telefonin tuaj ose atë të familjes dhe miqve tuaj – të gjitha me një SMS të vetëm në 50001.

TEB SMS mbushje është produkt i TEB-it që është zhvilluar në kooperim me operatorët e telefonisë mobile në Kosovë.

TEB SMS mbushje është një mënyrë elektronike për të mbushur telefonin në çdo kohë; 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kjo është një mënyrë e lehtë dhe e përshtatshme për ta mbushur telefonin përmes një SMS.

Klientët mund të autorizojnë persona tjerë që të mbushin telefonat prej llogarisë së vet apo Starcartelës duke ju vendosur edhe një limit ditor.

Nëse klienti dërgon SMS prej operatorit VALA atëherë mund të mbushen numrat e këtij operatori, përderisa nëse klienti dërgon SMS prej operatorit IPKO atëherë mund të mbushen numrat e këtij operatori. Po ashtu është e mundshme që të mbushet psh: numri i IPKO’s duke dërguar SMS prej VALËS apo anasjelltas.

IPKO Digjital TV & Internet

Në bashkëpunim me ofruesin e shërbimeve të telekomunikimeve “IPKO”, TEB-i u ofron të gjitha mënyrat e përshtatshme për klientët e tij për t’i mbushur shërbimet e tyre mujore të pakove për internet, TV ose linjë të telefonisë fikse. Ju mund t’i shfrytëzoni shërbimet e mbushjeve nga IPKO në çdo kohë nga çdo vend me një SMS të vetëm. Pagesa do të debitohet nga llogaria e juaj rrjedhëse në TEB dhe shërbimi do të aktivizohet menjëherë. Dhe ka më shumë. Ju mund ta shfrytëzoni këtë shërbim për t’i mbushur llogaritë nga IPKO të miqve ose familjes.

Si funksionon kjo: varësisht nga llogaria dhe pakoja që ju dëshironi të mbushni, thjeshtë dërgoni një SMS në 50001.

tv – për ta mbushur Digital TV. Për shembull: (ipkoyourusernametv, pra ipkoemrimbiemritv, shembull ipkokobesagashitv apo varësisht nga emri si e keni të hapur llogarinë në IPKO)
duotv – për ta mbushur pakon duo me TV dhe internet. Për shembull: (ipkoyourusernameduotv)
duofix – për ta mbushur pakon duo me Internet dhe Telefon fiks. Për shembull: (ipkoyourusernameduofix)
Për ta aktivizuar IPKO Mbushjen, vizitoni degën tuaj më të afërt të TEB-it.

Pagesat e faturave të KESCO-se

Prej tani pagesat e faturave elektrike (KESCO) mund të bëhen edhe nëpërmjet dërgimit të vetëm një SMS porosi nga telefonat mobil.

Klientët e Bankës TEB Sh.A. prej tani mund të bëjnë pagesat e rregullta mujore të faturave të rrymës elektrike vetëm me një dërgim të SMS nga telefonat e tyre mobil nga të gjithë operatorët kombëtar.

Si funksionon kjo: Mjafton një SMS i dërguar nga numri i telefonit tuaj të regjistruar në Bankë, në numrin 50001, duke shënuar numrin e referncës së faturës elektrike (KESCO) dhe shumën që dëshironi të paguani.
Kjo mënyrë e pagesës ofron edhe një mundësi të re të pagesave, që lehtëson këtë obligim për qytetarët.
Për të përfituar këtë shërbim, klientët duhet të regjistrohen në një nga degët më të afërta të Bankës TEB Sh.A.

Resetimi i PIN/fjalëkalimit

Qasja e klientit në TebMobile do të bllokohet në ato raste kur klienti shtyp Fjalëkalimin ose PIN-in e gabuar tri herë rresht. Pastaj klienti do të duhet të aplikojë për fjalëkalimin/PIN-in e ri nëpërmjet aplikacionit TebMobile, nepërmjet Qendrës së thirrjeve automatike apo në degë duke plotësuar një formular modifikimi. Kushte të njëjta zbatohen për ata klientë të cilët e kanë humbur fjalëkalimin e tyre.

Për të resetuar fjalëkalimin përmes TebMobile përcjellni instruksionet:

Për të resetuar fjalëkalimin përmes Qendrës së Thirrjeve automatike përcjellni instruksionet:

1) Zgjidhni gjuhën në të cilën dëshironi ta kryeni këtë shërbim,

 

2) Shtypni numrin 3 për resetim,

3) Do t’iu kërkohet numri personal i letërnjoftimit (sistemi do t’ua lexojë 4 numrat e fundit të kartelës tuaj),

4) Duhet të shtypni PIN numrin e kartelës tuaj,

5) Konfirmoni numrin tuaj të telefonit.