Kreditë

Kredi konsumuese

Kredia konsumuese — i bën ëndrrat tuaja realitet

Përputhja e nevojave dhe burimeve financiare në dispozicion nuk është gjithmonë e lehtë.

Që t’ju ndihmojë t’i realizoni investimet dhe blerjet esenciale, siç janë renovimi i shtëpisë, pushimet, shpenzimet paramartesore, orenditë, produktet teknologjike të preferuara, dhe të tjera, Banka TEB ka mundësuar aplikimin për kredi ku caktohet norma e interesit për tërë periudhën e kredisë. Kjo do të thotë që ju e dini saktësisht planin e pagesave tuaja.

Në kredi Banka TEB i ka përfshirë disa veçori dhe opsione të cilat ju ndihmojnë që t’i menaxhoni pagesat e kthimit të kredisë.

Dokumentet e nevojshme për Aplikim për Kredi Konsumuese:

• Një dokument valid identifikues (letërnjoftim, Pasaportë ose Patentë shoferi);
• Kontrata e punës, dhe dokumente të tjera që dëshmojnë të hyra shtesë personale dhe familjare (si p.sh. nga pensioni, qiraja, honoraret etj);
• Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujit, mbeturinave apo fatura e telefonit) që e dëshmon adresën e klientit (jo më e vjetër se 6 muaj).
• Gjendja e bankës qe dëshmon të hyra të rregullta nga paga (nëse i pranoni të hyrat në Bankë tjetër).
• Një dokument identifikues (letërnjoftim, Pasaportë ose Patentë shoferi) të Bashkëhuamarrësit/Garantuesit (nëse kërkohet nga Banka).
• Kontrata e punësimit dhe dokumente të tjera mbi të ardhurat e Bashkëhuamarrësit/Garantuesit.
• Gjendja e bankës së Bashkëhuamarrësit/Garantuesit që dëshmon të hyra të rregullta nga paga (nëse i pranon të hyrat në Bankë tjetër).

Banka TEB tani më afër jush!

Varësisht nga kërkesa e klientëve strukturohet mënyra e kthimeve me:

• Këste të barabarta;
• Këste fleksibile – Këste rënëse;
• Këste rritëse;
• Greis Periudha– për klientë të veçantë me nevoja të veçanta;

Në të njëjtën kohë, Banka TEB është e vetmja bankë në të cilën mund të kryeni kthime shtesë të kredisë suaj pa ndëshkim për ta zvogëluar kohëzgjatjen e kredisë.

Apliko tani duke klikuar këtu.

Për informata shtesë vizitoni njërën nga degët tona apo kontaktoni me Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose mund te dërgoni edhe email në info@teb-kos.com

Kredi për automobil

Kredia për automobil në TEB ju vendosë në ulëse të shoferit

Automobili mund të jetë nevojë, pasion, mjet i udhëtimit për të cilin Banka TEB do t’ju bëjë zgjidhje përmes një ndërmjetësi të autorizuar përmes Auto Kredisë së shpejtë dhe të përballueshme.

Ne do ta financojmë deri në 90% të çmimit të automobilit të ri gjatë një periudhe maksimale deri në 84 muaj.

Si funksionon kjo: krejt në fillim ne dakordohemi me ju për shumën e interesit që do të paguhet për kredinë, kështu që ju e dini se sa do t’ju kushtojë kredia juaj. Interesi mbetet i njëjtë gjatë gjithë periudhës së kredisë. Varësisht nga kërkesa e klientëve strukturohet mënyra e kthimeve me:

• Këste të barabarta
• Këste fleksibile
• Këste rënëse
• Këste rritëse
• Greis Periudha– për klientë të veçantë me nevoja të veçanta

Nëse dëshironi ta reduktoni kohëzgjatjen e Auto Kredisë suaj, atëherë Banka TEB, si banka e vetme në Kosovë, ju mundëson që të paguani më shumë këste pa ndëshkim.

Dhe ka më shumë…

TEB-i po ashtu ofron kartelë Starcard që ju mundëson ta regjistroni automobilin tuaj dhe ta mbushni me karburante në çdo stacion të karburanteve në Kosovë.

Për ta gjetur një listë të shitësve të autorizuar të automobilave, ju lutem përcillni ofertat tona të larmishme që i kemi me shitës të autorizuar.

Banka TEB tani më afër jush!

Apliko tani duke klikuar këtu.

Për informata shtesë vizitoni njërën nga degët tona apo kontaktoni me Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose mund te dërgoni edhe email në info@teb-kos.com

Kredi për shtëpi

Direkt në shtëpi me Kredi Hipotekare në TEB

Për shumë nga ne, shtëpia është një nga investimet më të mëdha gjatë gjithë jetës. Banka TEB, është këtu për të ofruar mundësi financimi të personalizuara me norma konkurruese dhe kushte të favorshme. Pavarësisht nëse e blini, ndërtoni, rifinanconi ose përmirësoni shtëpinë tuaj, ne jemi gati t’ju ndihmojmë të merrni financimin që ju nevojitet shpejt dhe me lehtësi.

Kreditë Hipotekare kanë afat maksimal prej 180 muajsh, por me një plan fleksibiliteti për të gjithë klientët e Bankës TEB.

Fleksibiliteti në kthim përfshin:

• Këste të barabarta
• Këste fleksibile
• Këste rënëse
• Këste rritëse
• Greis Periudha– për klientë të veçantë me nevoja të veçanta

Vetëm ne, Banka TEB mundëson që ju të parapaguani shuma më të larta se kësti mujor në çdo kohë, pa ndëshkim dhe ristrukturim të shumës së mbetur.

Dokumentet e nevojshme për Aplikim për Kredi Hipotekare:

• Një dokument valid identifikues (letërnjoftim, Pasaportë ose Patentë shoferi);
• Kontrata e punës dhe dokumente të tjera që dëshmojnë të hyra shtesë personale dhe familjare (si p.sh. nga pensioni, qiraja, honoraret etj);
• Gjendja e bankës që dëshmon të hyra të rregullta nga paga (nëse i pranoni të hyrat në Bankë tjetër);
• Dokumentet e hipotekës së paluajtshmërisë (Fleta poseduese dhe kopja e planit);
• Parakontratë e noterizuar e shitblerjes së pronës;
• Kopja e Letërnjoftimit të Bashkëhuamarrësit/Garantuesit;
• Kontrata e punësimit dhe dokumente të tjera mbi të ardhurat e Bashkëhuamarrësit/Garantuesit;
• Gjendja e bankës së Bashkëhuamarrësit/Garantuesit që dëshmon të hyra të rregullta nga paga (nëse i pranon të hyrat në Bankë tjetër);

Banka TEB tani më afër jush!

Apliko tani duke klikuar këtu.

Kredia e siguruar me para të gatshme

Kredia e siguruar me para të gatshme është kredi e siguruar që i mundëson kredimarrësit për të përfituar mundësi për kredi me norma preferenciale. Për këtë lloj të kredisë, shuma e kredisë varet nga vlera e kolateralit. Me shpejtësi dhe profesionalizëm sipas kërkesës së klientit ky produkt ofrohet për maturitet maksimal prej 84 muaj dhe interesi mbetet i njëjtë gjatë gjithë periudhës së kredisë.

Varësisht nga kërkesa e klientëve strukturohet mënyra e kthimeve me:

• Këste të barabarta
• Këste fleksibile
• Këste rënëse
• Këste rritëse
• Greis Periudha– për klientë të veçantë me nevoja të veçanta

Banka TEB tani më afër jush!

Apliko tani duke klikuar këtu.

Për informata shtesë vizitoni njërën nga degët tona apo kontaktoni me Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose mund te dërgoni edhe email në info@teb-kos.com

Kredi për shkollim

Kredi për shkollim — më shumë mundësi për të ardhmen tuaj

Sot, shkollimi është çelësi i suksesit dhe avancimit në shoqëri. Shkollimi hap rrugën për punë më të mirë, pagë më të mirë. Në Bankën TEB, ne e kuptojmë rëndësinë e investimit në shkollim.

Kjo është arsyeja pse mundësojmë Kredinë për Shkollim me norma preferenciale për klientët të cilët dëshirojnë t’i përmirësojnë shkathtësitë dhe njohuritë e tyre apo për fëmijët e tyre.

Në fillim të kredisë, ne dakordohemi me ju për kushtet e përgjithshme përfshirë normën e interesit e cila mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë.

Për më tepër, ne ofrojmë veçori dhe opsione të cilat ju ndihmojnë që kthimi i kredisë të jetë në përputhje me gjendjen tuaj financiare duke përfshirë mundësinë për:

• Këste të barabarta
• Këste fleksibile
• Këste rënëse
• Këste rritëse
• Greis Periudha– për klientë të veçantë me nevoja të veçanta

Vetëm ne, Banka TEB mundëson që ju të parapaguani shuma më të larta se kësti mujor në çdo kohë, pa ndëshkim dhe ristrukturim të shumës së mbetur.

Banka TEB tani më afër jush!

Apliko tani duke klikuar këtu.

Për informata shtesë vizitoni njërën nga degët tona apo kontaktoni me Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose mund te dërgoni edhe email në info@teb-kos.com

Mbitërheqja

Rrugë me shumë mundësi!

Ne të gjithë e dimë se shpenzimet e paparashikuara gjithmonë vijnë në kohë të gabuar.

Në Bankën TEB, ju ofrojmë klientëve shërbim të mbitërheqjes në llogarinë e tyre rrjedhëse për t’i përmbushur kërkesat financiare.

Si funksionon kjo: Mbitërheqje me maturitet deri në 120 Muaj. Interesi aplikohet vetëm për shumën dhe për periudhën e shfrytëzimit të atij limiti ndërsa vlera e interesit të limitit të shfrytëzuar tërhiqet në bazë mujore.

Mbitërheqjen mund ta shfrytëzoni për tërheqje në para të gatshme, pagesa, urdhërpagesa të përhershme dhe transfere bankare. Mbitërheqja mund të shfrytëzohet edhe duke e përdorur Debit kartelën tuaj në bankomatët në Kosovë dhe jashtë vendit.

Monitorimi i mbitërheqjes suaj është shumë i lehtë. Ju mund ta kontrolloni gjendjen tuaj duke e përdorur TebMobile 24/7 në telefonin tuaj, E-banking apo edhe përmes bankomatit.

Kush mund të aplikojë për mbitërheqje?

Te gjithë pranuesit e pagës nga institucionet shtetërore, kompanitë publike, sektori privat dhe klientët me të hyra nga qiraja.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

• Të jeni banorë të Republikës së Kosovës
• Ta merrni pagën përmes Bankës TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patentë shoferi)
• Faturë e komunalive (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që e dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
• Kontratë e punës valide

Banka TEB tani më afër jush!

Aplikoni për mbitërheqje duke klikuar këtu.

Për informata shtesë vizitoni njërën nga degët tona apo kontaktoni me Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose mund te dërgoni edhe email në info@teb-kos.com

Kalkulatori

Që planifikimet e tua të realizohen përmes kalkulatorit mund ta kalkuloni këstin për kredinë tuaj duke e përcaktuar maturitetin e kredisë dhe interesin vjetor.

Një shembull: Për një kredi prej 10.000 €, me maturitet prej 48 muajve me normë interesi prej 2.75% në vit, ju do të paguani 48 këste mujore prej 220,24 €. Shuma totale duke përfshirë të gjitha shpenzimet e kredisë është: 10.571,52 € (përfshirë tarifat e sigurimit dhe shpenzimet administrative)

Apliko

Banka TEB tani më afër jush!!

Apliko për kredi duke e përzgjedhur llojin e produktit që i përgjigjet kërkesës suaj.

Aplikoni për kredi individuale duke klikuar këtu.