Duke hapur Llogari Rrjedhëse të Biznesit në TEB, ju ia hapni dyert një serie të shërbimeve financiare që do t’ju ndihmojnë ta menaxhoni rrjedhën e parasë dhe likuiditetin e biznesit tuaj.
Llogaria rrjedhëse e biznesit në TEB ju lehtëson të gjitha pagesat, si nga klientët ashtu edhe nga furnizuesit, në Euro, dollarë amerikanë, funta britaneze dhe franga zvicerane - dhe ne e kemi shërbimin më të shpejtë të transferit ndërkombëtar në treg prandaj mund të siguroheni që pagesa te partnerët tuaj të huaj është efikase.
Pagesat dhe pranimet e parave është lehtë të menaxhohen përmes depozitave dhe tërheqjeve në degën lokale tuaj të TEB-it.
E-banking ynë për biznese ju mundëson të hyni në llogarinë tuaj dhe të menaxhoni dhe monitoroni rrjedhën e parave dhe pagesat 24 orë në 7 ditë.
Nëse dëshironi të organizoni rrjedhën e parasë përmes llogarisë rrjedhëse të biznesit në TEB, banka mund të ju ofrojë shërbimin përkatës të mbitërheqjes që të ju ndihmojë ta menaxhoni likuiditetin. Ne do t’ju japim edhe debit kartelën VISA për Biznes që mund të përdoret kudo në Kosovë dhe jashtë ku është vendosur shenja VISA.
Nëse dëshironi të dini më shumë për shërbimet bankare të biznesit me TEB, ju ftojmë ta vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.
Fito interes në likuiditetin tuaj shtesë
TEB e kupton ciklin e rrjedhës së parasë së biznesit. Prandaj ne kemi krijuar një llogari të kursimit për klientët e biznesit që ju ofron qasje të menjëhershme dhe të pakufizuar në fondet tuaja ndërsa duke krijuar interes në shumën që e keni.
Hapja e llogarisë së kursimit është e lehtë dhe nuk ka tarifa të hapjes, mirëmbajtjes, tërheqjes ose depozitës dhe nuk ka kërkesë për shumë minimale. Mund ta hapni llogarinë në valuta të ndryshme: Euro, Dollarë Amerikanë, Funta Britaneze, dhe Franga Zvicerane.
Interesi krijohet çdo ditë në gjendjen e llogarisë dhe kreditohet në fund të vitit.
Nëse ju duhen kursimet për pagesa, atëherë thjesht i transferoni fondet në llogarinë tuaj rrjedhëse – mund ta përdorni e-Banking, një veçori tjetër e dobishme nga TEB-i.
Nëse dëshironi të dini më shumë për llogarinë tonë të kursimit, ju ftojmë ta vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.
Ju e bëni planifikimin, depozita në TEB i krijon kthimet
Nëse mbani shuma të konsiderueshme të kapitalit të tepërt, ndoshta që i keni planifikuar për një investim në të ardhmen, atëherë pse të mos e shfrytëzoni me normat fikse të interesit?
Llogaria e depozitës së afatizuar me interes në TEB është zgjidhje e përsosur për kërkesat tuaja të kapitalit në të ardhmen.
Llogaria mund të hapet në Euro, Dollarë Amerikanë, Funta Britaneze dhe Franga Zvicerane dhe të ofrojë afat të maturitetit të fiksuar që krijon kthim të fiksuar, pa rrezik, për periudha nga 1 muaj deri në 5 vjet.
Varësisht nga nevojat tuaja, interesi i grumbulluar mund të kreditohet në llogarinë tuaj rrjedhëse. Nëse vendosni të investoni prapë fondet në fund të periudhës së maturimit, janë në dispozicion opsionet e mëposhtme automatike:
• Bartja e kapitalit dhe interesit të grumbulluar
• Bartja vetëm e kapitalit ndërsa interesi bartet në llogarinë rrjedhëse
Nëse dëshironi të dini më shumë për llogarinë e kursimit në TEB, ju ftojmë ta vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.
Llogaria Flexi – vendosni paratë tuaja që të punojnë për ju
Si i shfrytëzoni paratë tepricë që të punojnë për biznesin tuaj? Thjesht hapni një llogari Flexi në TEB.
Ky lloj llogarie është krijuar që paratë tuaja të punojnë për ju ndërsa mbeten në dispozicion për shpenzimet e paparashikueshme të biznesit.
Kjo llogari nuk ka tarifë të hapjes, depozitës apo të mirëmbajtjes. Mund të bëni deri në gjashtë tërheqje në muaj pa krijuar tarifë.
Interesi llogaritet çdo ditë dhe kreditohet në llogarinë tuaj Flexi në fund të muajit. Në këtë mënyrë TEB e mban rrjedhën tuaj të parave fleksibile.
Nëse dëshironi të dini më shumë për llogarinë Flexi në TEB, ju ftojmë ta vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i
diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.
Fitoni interes fiks me llogarinë e planifikuar në TEB
Kursimet tuaja mund të jenë burim i rregullt i të ardhurave për biznesin tuaj nëse dëshironi të keni llogari të planifikuar. Kjo llogari e biznesit ofron interes që mund të kreditohet në një llogari sipas zgjedhjes suaj në bazë 1, 3 ose 6 mujore.
Një veçori shumë e mirë e këtij lloji të llogarisë është që tash e kemi zgjeruar shërbimin për të mundësuar që interesi të bartet në cilëndo llogari në TEB ose një bankë tjetër. Mund të zgjidhni edhe t’i shpërndani fitimet nga interesi në një ose më shumë llogari tuaja të biznesit.
Pasi që kjo është llogari me interes të fiksuar, gjithmonë do ta dini shumën e interesit të fituar – që është e dobishme për planifikimin tuaj financiar
Kushte tjera vlejnë nëse fondet tërhiqen para maturimit.
Nëse dëshironi të dini më shumë për llogarinë e planifikuar në TEB, ju rekomandojmë ta vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.