Mundësi të reja nga TEB Mobile

Banka TEB me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të sofistikuara bankare për klientët e vet ka lansuar shërbime të reja në TEB Mobile në mënyrë që t’i ofrojë klientëve një eksperiencë sa më të mirë bankare.
Tani përmes TEB Mobile ju mund të:
- Realizoni transfere ndërkombëtare,
- Monitoroni apo anuloni transferet tuaja,
- Tek Informata personale mund të merrni konfrimimin visa dhe konfirmimin e detyrimeve,
- Të njoftoheni rreth kampanjave aktuale të Bankës.
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A), Web (www.teb-kos.com).
TEB, Bankë për një botë në lëvizje!