Njoftim për klientë!
Njoftojmë të gjithë klientët e Bankës TEB Sh.A. në Prizren se nga data 14 mars 2023 ka filluar punën edhe dega e tretë në këtë qytet e quajtur Prizren City, e cila do të punojë çdo ditë pune me orar 8:30 – 16:30.
Dega Prizren City është Degë e shërbimeve të konceptit digjital për klientët individual, e cila gjendet në rrugën Çlirimi i popullit PN, lagja Bazhdarhane (përballë shtëpisë së Bardhë në Prizren.
Në këtë degë të gjithë klientët individual do të mund të marrin shërbimet bankare edhe në ATM që është vendosur me qasje 24/7.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!