Për aventura të reja! Kredi për blerje të veturës në KIA Kosova
 22 Shkurt, 2023
                22 Shkurt, 2023
            Banka TEB Sh.A në bashkëpunim me KIA Kosova kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për financimin e blerjes deri në 100% të vlerës së veturave.
Kush mund të aplikojë për kredi?
Të gjithë pagëmarrësit e sektorit publik, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.
• Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja maturiteti maksimal deri në 84 muaj.
• Për veturat e reja kredi deri në 30,000 EUR veç vet, pa bashkëhuamarrës dhe pa garantues.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
• Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.
Kushtet e financimit:
• Financimi 100% i vlerës së veturës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontratë e punës valide dhe Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Profatura e blerjes së veturës
– Full Kasco për veturat e reja (Obligative).
Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës se kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës: ID / Kontratë pune Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Garantues: ID / Kontratë pune Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook/Messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).
TEB Bankë për një botë në lëvizje!