Shijoni udhëtimet tuaja! Kredi për blerje të veturës në Kosova Motors
Banka TEB në bashkëpunim me Kosova Motors kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për shitjen e veturave përmes autokredisë.
Kush mund të aplikojë për kredi?
Të gjithë pagëmarrësit e sektorit publik, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.
• Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja maturiteti maksimal deri në 84 muaj.
• Për veturat e reja kredi deri në 20,000 EUR veç vet, pa bashkëhuamarrës dhe pa garantues.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
• Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.
Kushtet e financimit:
• Financimi deri në 100%
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontratë e punës valide dhe Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Profatura e blerjes së veturës
– Full Kasco për veturat e reja (Obligative).
Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës se kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës/e: ID/Kontratë pune/ Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Garantues/e: ID/ Kontratë pune/Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook/Messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).
TEB Bankë për një botë në lëvizje!