Si të kryeni transfere ndërkombëtare nga TEB

Si të kryeni transfere ndërkombëtare nga TEB

Për të kryer transfere ndërkombëtare nga llogaria juaj, duhet të keni informacionin e mëposhtëm:

  • IBAN-i i pranuesit
  • SWIFT kodi i bankës pranuese
  • Emri i plotë i pranuesit
  • Adresa e pranuesit
  • Shuma e parave që do t’i dërgoni
  • Valuta e parave që do t’i dërgoni
  • Vendosni se kush paguan tarifat e transferit të parave
  • Përshkrimi i pagesës

Për shtetet që nuk përdorin IBAN, në vend të IBAN-it do t'ju duhet vetëm numri i llogarisë së tyre bankare dhe SWIFT kodi i Bankës. Nëse nuk keni një SWIFT kod por keni një numër rrugëtimi (routing number), atëherë mund ta përdorni atë, megjithatë kryerja e transfereve pa SWIFT kod aktualisht nuk është e mundur në TEBMobile, vetëm në një nga degët tona. Për të kuptuar numrat e rrugëtimit (routing numbers), ju lutemi lexoni shpjegimet e mëtejme më poshtë.

Si të pranohen transferet ndërkombëtare në TEB

Për të pranuar transferet ndërkombëtare në llogarinë tuaj, dërguesit i nevojiten informacionet e mëposhtme të llogarisë bankare:

  • Numri i llogarisë tuaj ndërkombëtare bankare (IBAN) – ky përmban katër karaktere XK05 + numri i llogarisë suaj. Numrin tuaj të llogarisë mund ta gjeni në pasqyrën e llogarisë që e merrni çdo muaj me email, ose në aplikacionin TEBmobile. Për të krijuar IBAN-in tuaj, thjesht kopjoni numrin tuaj të llogarisë pasi të ndiqni katër karakteret: XK05. Një shembull IBAN do të ishte XK052011002335678901
  • SWIFT kodi i TEB - është TEBKXKPR ose TEBKXKPRXXX
  • Emri juaj i plotë
  • Adresa juaj
  • Shuma e parave që do të transferohen
  • Valuta e parave që do të transferohen
  • Vendosni se kush paguan tarifat e transferit të parave
  • Përshkrimi i pagesës

Nëse banka e dërguesit kërkon ndonjë detaj të një banke korrespondente që përdor TEB, ju lutemi kërkoni të dhënat e njërës prej bankave tona korrespondente në vijim:

Swift kodiEmri i BankësValuta
DEUTDEFFDEUTSCHE BANK AG FRANKFURT AM MAIN, DEEUR , GBP, CHF
RZBAATWWRAIFFEISEN BANK INTERNATIONAL AG, ATEUR, CHF
BNPAFRPPBNP PARIBAS SA PARIS, FRANCEEUR
BNPAUS3NBNP PARIBAS U.S.A - NEW YORK BRANCH, USAUSD

Shpjegime të mëtejme:

Çfarë është një IBAN?

Një IBAN është një sistem i pranuar ndërkombëtarisht për identifikimin e llogarive të pagesave. Ai përbëhet nga deri në 34 karaktere alfanumerike, bazuar në ISO 13616. Përdoret në më shumë se 70 vende të botës.

Dy karakteret e para janë kodi i shtetit: për Kosovën ky është XK. Dy karakteret e dyta janë shifra kontrolluese për atë kod shteti, për Kosovën është 05.

Dy karakteret e ardhshme janë karaktere identifikuese të institucionit financiar kombëtar: për TEB-in është 20. Këta numra janë përcaktuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Për qëllime ilustruese kjo është ndarja e një llogarie TEB IBAN:

Kodi i shtetit dhe shifrat e kontrollit: XK05 + Nr. Identifikimit të Bankës: 20 + Numri i Llogarisë: 1234567890123456.

Mund të lexoni më shumë rreth mënyrës se si vendosen IBAN-et nga Banka Qendrore e Kosovës këtu: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/08/International-payment-account-number-structure-and-use-regulations-English-V_7-WBG-CLEAN.pdf.

Mund të lexoni më shumë rreth standardit ISO të IBAN këtu: https://www.iso.org/standard/81090.html Mund t'i gjeni të gjitha strukturat IBAN në të gjitha shtetet që përdorin IBAN këtu: https://www.swift.com/resource/iban-registry-pdf

Çfarë është një SWIFT kodi?

SWIFT kodi është një sistem i miratuar ndërkombëtarisht për identifikimin e institucioneve financiare ose entiteteve të biznesit. Ai rregullohet nga standardi ISO 9362. Ai përbëhet nga 8 ose 11 karaktere alfanumerike.

4 shkronjat e para janë për identifikimin e bankës ose entitetit.

2 shkronjat pasuese janë kodi i shtetit me dy shkronja (bazuar në ISO 3166-1)

2 shkronjat pasuese janë për kodin e vendndodhjes së institucionit.

3 shkronjat e fundit janë opsionale dhe përdoren për të identifikuar degën e bankës ose entitetit.

Për qëllime ilustruese, kjo është përbërja e SWIFT kodit të TEB-it

Identifikimi bankar: TEBK + Kodi i shtetit: XK + vendndodhja e TEB: PR = TEBKXKPR

Çfarë për shtetet që nuk përdorin IBAN?

Për shtetet që nuk përdorin IBAN, numrat e llogarive bankare përdoren së bashku me numrat e rrugëtimit (routing number). Numrat e rrugëtimit janë një mënyrë për të identifikuar institucionet financiare të një shteti të caktuar. d.m.th. në SHBA, numri i tranzit i rrugëtimit ABA është një numër 9-shifror (i vendosur nga Shoqata Amerikane e Bankave) i cili përdoret për të identifikuar institucionin financiar. Në Kanada, numri i rrugëtimit (routing number) është një numër 8-shifror që përdoret për të identifikuar institucionin financiar dhe vendndodhjen përkatëse të degës së institucionit të lidhur me llogarinë e pagesës së pranuesit. Vende të tjera kanë metoda të ngjashme identifikimi.

Pse është e nevojshme të vendoset se kush paguan për transferin?

Çdo bankë që është pjesë e rrjetit SWIFT dhe përdor platformën e komunikimit SWIFT ka kosto. Çdo urdhër transfer parash që dërgohet nëpërmjet rrjetit SWIFT tek një institucion financiar mbart një kosto për përdorimin e rrjetit SWIFT. Çdo bankë vendos se si t'i shpërndajë ato kosto. Kostot varen gjithashtu nga rrjeti i bankave korrespondente të Bankës së caktuar dhe listat e tyre përkatëse të çmimeve.

Ekzistojnë tri mënyra për të paguar transferin: dërguesi paguan kostot e plota të transferit, kostot ndahen në mes të dërguesit dhe pranuesit, ose përfituesi paguan kostot e plota të transferit.

Nëse dërguesi paguan kostot e plota të transferit, atëherë kostot e një transferi bankar ndërkombëtar janë të njohura dhe të sakta.

Nëse përfituesi paguan kostot e plota të transferit, atëherë kostot e plota nuk dihen.

Nëse kostot e transferit të parave ndahen ndërmjet dërguesit dhe përfituesit, atëherë varet nga sa banka korrespondente përdoren ndërmjet bankave dërguese dhe pranuese. Është shumë e vështirë për dërguesin ose pranuesin të dijë kostot e sakta të transferit kur kostot ndahen pasi shumica e bankave kanë sisteme të brendshme të automatizuara dhe përdorin shumë banka korrespondente që drejtojnë transferet e parave në varësi të politikave të tyre të brendshme ose rrethanave të ndryshme.

Kjo varet edhe nga marrëveshja ndërmjet dërguesit dhe pranuesit të parave. Kur dërguesi paguan për transferin e parave, pranuesi merr shumën e saktë të parave që dërguesi pranon të dërgojë. Kur kostot ndahen, pranuesi merr paratë e dërguara me kostot e zbritura të transferit të kryer të parave.

Kostot e transferit të parave zakonisht përpunohen në bazë të institucionit që i pranon paratë. Në rastin e TEB-it, në rast të pagesës hyrëse, nëse dërguesi i ka paguar të gjitha kostot e transferit, atëherë përfituesi (i cili është klient i TEB-it) do të pranojë shumën e plotë që është dërguar. Për transferet hyrëse për të cilat kostot ndahen ose paguhen nga përfituesi (i cili është klient i TEB-it), kostot do të ngarkohen në bazë të listës së çmimit.

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!