Kush përkujdeset që investimi i juaj të jetë i sigurt?
Merr nën kontroll sigurinë e botës tuaj tani.
Përgatitu për të ardhmen.
Produktet e Sigurimit ofrohen krahas kredisë për klientët e TEB Sh. A
Përmes blerjes se produkteve të sigurimit në TEB Sh. A, ju keni mundësi:
a) Të përfitoni çmime konkurruese në treg
b) Pagesë të primit të sigurimit në baza mujore, pa e ngarkuar buxhetin tuaj familjar.
c) Sigurim të investimit tuaj në rast të ndodhjes së një apo më shumë ngjarjeve të siguruara
Në rast të ndodhjes së ngjarjes së siguruar përfituesit e policës së sigurimit renditen sipas prioriteteve në vijim:
Përfitues i Parë (I): TEB Sh. A, deri në shumën e papaguar të detyrimit tuaj të kredisë.
Përfitues i Dytë (II): Klienti në cilësinë e të Siguruarit (përveç vdekjes aksidentale)
Përfitues të Tretë (III): Familjarët e të siguruarit (në rast të vdekjes aksidentale)
TEB Sh. A në bashkëpunim me SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ofron plane dhe paketa të ndryshme në mënyrë që t’i përmbushë kërkesat e klientëve.
Sigurimi nga aksidentet personale është një përgjigje e thjeshtë për një pyetje të vështirë: Kush do të kujdeset për ju dhe të afërmit tuaj nëse ju pësoni ndonjë aksident? Paketat tona ju sigurojnë mbështetje financiare për investimet tuaja.
Paketa e Sigurimit nga Aksidentet Personale, produkt i dizajnuar për të mbuluar rastet aksidentale 24/7.
Sigurimi nga Aksidentet Personale, mbulon:
• Vdekjen aksidentale (trashëgimtarët janë përfitues)
• Paaftësinë e plotë të personit të siguruar
Shtëpia është një vend i veçantë me plot njerëz të dashur dhe gjëra të vlefshme. Këta njerëz të dashur dhe gjërat që i ka shtëpia juaj janë të pazëvendësueshme. Imagjinoni nëse diçka mund t’i shkatërrojë ose dëmtojë gjërat që për ju janë bota juaj. Imagjinoni nëse dikush mund t’ju vjedhë ëndrrën tuaj për të cilën keni punuar gjatë me familjarët dhe miqtë tuaj.
Me paketat e sigurimeve që TEB Sh. A dhe SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ofrojnë, ju mundësojnë që të siguroheni nga rreziqet e përditshme dhe të mbroni investimet tuaja jetësore.
Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë ju ndihmon që ta mbroni shtëpinë apo pronën tuaj nga rreziqet bazë siç janë: zjarri, shpërthimi, rrufeja, rënia e avionit ose pjesëve të tij, po ashtu nga rreziqet shtesë: tërmet, përmbytje dhe rreziqe të tjera të ngjashme, të cilat mund ta dëmtojnë shtëpinë apo pronën tuaj, që e keni ndërtuar me shumë mund.
Sigurimi nga vjedhja ju ndihmon që ta siguroni banesën, shtëpinë ose pronën tuaj si pasojë e vjedhjes apo dëmtimeve nga vjedhja e gjërave që ndodhen në shtëpinë/banesën tuaj.
Vjedhja mund t’ju dëmtojë rehatinë të cilën e keni krijuar për familjen dhe shtëpinë tuaj.
Në rast të sigurimit me paketat e TEB Sh. A dhe SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ju do të dëmshpërbleheni për:
Vlerën e objekteve/sendeve të vjedhura sipas deklarimit të bërë nga ju si dhe dëmtimet që mund të jenë bërë gjatë vjedhjes në objekt ose në sendet e siguruara.
Në ditët e sotme automjeti është një nga investimet kryesore për ju dhe familjen tuaj, pasi që është një nga mjetet e transportit, që ju mundëson lëvizjen prej një destinacioni në destinacion tjetër. Në punët e përditshme me automjetin tuaj duhet të ndjeheni të sigurtë ju dhe familja juaj.
Sigurimi TPL mbulon dëmtimet materiale dhe jomateriale që mund të kenë pësuar palët e treta si pasojë e përfshirjes në një aksident.
• PËRPLASJA DHE PËRMBYSJA AKSIDENTALE
• THYERJA E XHAMAVE
• DËMTIMET NË PARKIM
• DJEGIA NGA ZJARRI AKSIDENTAL
• DËMET NGA VJEDHJA
• FENOMENE TË NATYRËS
Ne ju mbrojmë drejt udhëtimit të ëndrrave tuaja.
Për çdo ankesë apo trajtim të dëmeve ju lutem drejtohuni në:
SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A – KOSOVO BRANCH
Address: Qyteza Pejton, Pashko Vasa Str, Prishtine, Kosove
Tel: +381 (0) 38 246 301 | Fax: +381 (0) 38 246 302
Email: info@sigma-ks.net | http: www.sigma-ks.net