TEB me dy degë të reja në Kryeqytet

TEB me dy degë të reja në Kryeqytet
Banka TEB SH.A. prej të Enjtes (24.10.2024) ka hapur edhe dy degë të reja në Prishtinë.
Fjala është për degën e re Prishtina City pas Teatrit në kryeqytet me adresë: Rruga Agim Ramadani pn dhe Dega Tophane në adresën: Ilir Konushevci nr.31.
Në Degët e reja klientët individual mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa në dispozicion të tyre do të jenë edhe ATM për tërheqje dhe deponim të parave për 24 orë në 7 ditë të javës (24/7).
Me këto dy degë të reja në Prishtinë, TEB bëhet Banka me prezencën më të madhe në kryeqytetin e Kosovës për të ofruar shërbime bankare klientët individual!
Stafi ynë ju mirëpret në degët e reja me ofertat e shumta që kemi përgaditur për ju!
TEB Bankë për një botë në lëvizje!