TEB në përkrahje të Javës së Frankofonisë në Kosovë

Banka TEB do të jetë sponsor, për vitin e tretë radhazi, i Javës së Frankofonisë që do të mbahet në Prishtinë dhe Pejë.
Java e Frankofonisë e cila kremtohet çdo vit, në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botës, organizohet edhe në Kosovë. Hapja zyrtare e edicionit të 23-të të kësaj ngjarje do të bëhet më 21 mars në Prishtinë, për të vazhduar në kryeqendrën e Frankofonisë 2023 në Pejë nga 22-27 mars.
Marrëveshjen nga ana e TEB Sh.A. e nënshkruan zëvendës drejtorët menaxhues, Serhan Ozarslan dhe Dukagjin Shylemaja, ndërsa Këshilltari për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore nga Ambasada e Francës, Donato Giuliani.
Java e Frankofonisë konsiderohet aktiviteti kryesor në Kosovë për kulturën frankofone ku përfshihen një numër i aktiviteteve të ndryshme kulturore si film, poezi, kulinari, muzikë, turizëm, sport,mjedis, industri kreative, punëtori të ndryshme etj.
Ngjarjet e planifikuara për këtë rast organizohen nga Ambasada e Francës, në partneritet me Grupin e Ambasadave Frankofone në Kosovë, dhe shumë partnerë të tjerë nga Kosova dhe Franca.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!