TEB partner i Lojërave Paralimpike në Kosovë

Banka TEB dhe Komiteti Paralimpik të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për njërin ndër aktivitetet më të rëndësishme paralimpik në vend.
Fjala është për Lojërat Paralimpike të Kosovës që do të mbahen gjatë muajit shtator në Vushtrri.

Marrëveshja është nënëshkruar nga zëvendës drejtori menaxhues, Serhan Ozarslan dhe presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, e cila ka falenderuar Bankën për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi.

Banka TEB është sponsor i Komitetit paralimpik të Kosovës dhe angazhohet në përkrahjen e përgatitjeve sa më të mirë të paralimpistëve tanë për pjesëmarrje në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

Bankë për një botë në lëvizje!