TEB partner në French Business Day 2026

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet një forum ekonomik i dedikuar bizneseve franceze French Business Day 2026. Ky event do të mbahet më 5 shkurt 2026Hotel Emerald, Prishtinë, duke sjellë së bashku liderë të biznesit, institucione dhe investitorë nga Kosova, rajoni dhe Franca.

TEB Sh.A. është partneri kryesor i këtij eventi të rëndësishëm, duke mbështetur nismat që fuqizojnë marrëdhëniet ekonomike dhe investimet ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Eventi është bashkë organizimi i Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe European Investors Council (EIC), ndërsa pritet të mbledh biznese franceze nga Kosova, rajoni dhe vet shteti Francës.

Pjesëmarrja e nivelit të lartë të institucioneve të Kosovës e konfirmuar do të jetë e rëndësishme në Forumin që do të mbledh lider të biznesit dhe institucione të ndryshme për të diskutuar të bërit biznes, investimet dhe inovacionet në fuqizimin e relacioneve Francë - Kosovë.

Për më shumë të interesuarit i ftojmë të regjistrohen në vegëzën në vazhdim: https://www.eventbrite.com/e/french-business-day-in-kosovo-tickets-1977018724224

TEB Bankë për një botë në lëvizje!