TEB sponsor i koncertit Time Capsule 2 të Capital T

Banka TEB njofton se do të jetë ndër partnerët kryesor të koncertit të madh “Time Capsule Chapter 2” të organizuar nga këngëtari, Capital T.

Koncerti i Capital T do të jetë ngjarja më madhe e kryeqytetit të Kosovës këtë verë sa i përket muzikës së hiteve të fundit dhe do të mbahet më 11 gusht në parkingun afër Stadiumit “Fadil Vokrri”.

Përveq artistit prishtinas, pjesë të koncertit do të jenë edhe shumë këngëtar me të cilët Capital T ka krijuar hite ndër vite. Ndërsa, përveç gjithë mysafirëve artistët të cilët janë pjesë e lineup-it të koncertit, do të shtohet edhe artisti me famë ndërkombëtare AKON, i cili do të performojë në këtë koncert që pritet të jetë madhështor.

Banka TEB ka përgatitur një lojë shpërblyese për të gjithë të përcjellësit e profileve zyrtare të kartelës më të njohur bankare në vend, Starcard në rrjetet sociale.

Duke qenë banka me përgjegjësinë sociale korporative të plotë, ne në Bankën TEB besojmë se jemi partner i projekteve për pasurimin e jetës publike në vend.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!