TEB vazhdon partneritetin me Federatën e Futbollit të Kosovës
Banka TEB vazhdon përkrahjen e ekipeve kombëtare të Kosovës në futboll.
Bashkëpunimi i filluar shtatë vite më parë ndërmjet Bankës TEB dhe Federatës së Futbollit e Kosovës ka vazhduar edhe për tri vite tjera. Në konferencën për media ku u organizua edhe ceremonia e nënshkrimit të kontratës, morën pjesë drejtori i përgjithshëm i bankës TEB, Orcun Ozdemir, presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe futbollisti i kombëtares, Milot Rashica.
Presidenti Ademi shprehu kënaqësinë e tij për vazhdimin e partneritetit të suksesshëm dhe jetëgjatë me bankën TEB. Ai theksoi se ky bashkëpunim është një dëshmi e fortë e besueshmërisë dhe ndihmës së kësaj banke për ekipin kombëtar. “Ne jemi shumë të lumtur që kemi një partner kaq besnik e për kohë kaq të gjatë. I falënderojmë drejtuesit e TEB bankës për mbështetjen dhe pa dyshim se të kesh një partneritet 10-vjeçar do të thotë se besueshmëria është e plotë. Po ashtu, falënderoj TEB-in që përveç si sponsor i ekipit kombëtar ka qenë i gatshëm për të mbështetur edhe projektet tjera në kuadër të FFK-së”, ka theksuar presidenti Ademi.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i bankës TEB, Orcun Ozdemir, e falënderoi kreun e FFK-së për bashkëpunimin dhe shprehu dëshirën që ky partneritet të vazhdojë edhe për 10 vjet të tjera. “Uroj që ky bashkëpunim i yni të vazhdojë dhe ne të jemi së bashku edhe për 10 vjet tjera, në mënyrë që të kemi mundësi ta mbështesim ekipin kombëtar të Kosovës. Po ashtu, uroj që Kombëtarja e Kosovës të ketë suksese në rrugëtimin e saj. Ne si bankë jemi të lumtur që jemi partner i FFK-së”, ka thënë Ozdemir.
Në një shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e deritashëm, presidenti Ademi ia dhuroi drejtorit të bankës TEB një fanellë të ekipit kombëtar me numrin 10, si simbol i partneritetit të suksesshëm dhe të ndërtuar në besim.
Ky partneritet i suksesshëm vazhdon të forcojë lidhjen midis sportit dhe biznesit, duke sjellë mundësi të reja për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe rritjen e suksesit të kombëtares në arenën ndërkombëtare.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!