Young Entrepreneurs përkrahje për ndërmarresit e rinj nga TEB
Çfarë është “Ndërmarrësit e Rinj” (Young Entrepreneurs)?
Nëpërmjet projektit “Ndërmarrësit e Rinj” nga TEB (Young Entrepreneurs), Banka TEB do të ofrojë shërbime financiare dhe shërbime jo-financiare për të rinjtë (18 – 35 vjeç) që kanë një ide biznesi.
“Ndërmarrësit e Rinj” nga TEB do të ofrojë një sërë shërbimesh të përshtatura për nevojat e ndërmarrësve të rinj në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre, si dhe do të krijojë një hapësirë bashkëpunuese (inkubator) për të sjellë ekspertizën dhe produktet e Bankës që të zhvillohen idetë e ndërmarrësve.
Qëllimet e “Ndërmarrësit e Rinj” janë:
1. Krijimi i inkubatorit per biznese “Entrepreneur House”,
2. Afrimi i Bankës me ndërmarrësit e rinj,
3. Ndikimi në rritjen e vazhdueshme dhe organike të tregut,
4. Implementimi i zgjidhjeve innovative
5. Ofrimi i produkteve dhe shërbimeve që adresojnë problemet e tregut për ndërmarrësit e rinj.
Çfarë ofron “Ndërmarrësit e Rinj”?
Mbështetja financiare
Varësisht nga faza në të cilën është idea juaj, ju mund të përfitoni nga kreditë dhe/apo grantet që ofron Ndërrmarrësit e Rinj.
Për bizneset ekzistuese dhe të reja (startup), kreditë e ofruara janë kredi me këste, norma preferenciale interesi dhe afat të rregullt apo fleksibil, sipas nevojës së klientit. Kreditë do të mund të shfrytëzohen për financim të kapitalit punues, apo edhe atij për zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese.
Për të rinjtë që kanë një ide biznesi, por ende nuk e kanë lansuar në treg, “Ndërmarrësit e Rinj” ofron grante deri në 10,000 EUR. Granti i marrë do të shërbejë si shtysë për të zhvilluar idenë e biznesit.
Entrepreneur House
Entrepreneur House (Shtëpia e ndërmarrësve) është inkubatori i cili do të jetë i hapur për të gjitha bizneset që kalojnë nëpër fazat përgatitëse të “Ndërmarrësit e Rinj”.
Entrepreneuer House do të ofrojë shërbimet e listuara më poshtë, të cilat do t’i ofrohen individëve apo bizneseve, në bazë të vlerësimit të stafit të TEB dhe Komitetit Vlerësues:
• Konsultim, mentorim, dhe trajnim,
• Hapësira punuese duke përfshirë dhoma të takimeve dhe konferencave,
• Shpenzimet komunale, internet të shpejtë dhe pajisje të zyrës,
• Qasje në rrjete ndërkombëtare dhe vendase,
• Mundësi pjesëmarrjeje në konferenca, prezentime të biznesit dhe të tjera.
Këshillim dhe Praktikë
Kompanitë/idetë që aplikojnë do të kenë mundësi të jenë pjesë e një udhëtimi tre-mujor* të përgatitjes, që do të sigurojë mbështetjen thelbësore të kërkuar për të krijuar bizneset e tyre në nivel lokal si dhe në rajon.
Mentorët, profesionistët e Bankës dhe ekspertët nga industri të ndryshme, do të ndihmojnë pjesëmarrësit të adresojnë sfidat e idesë së tyre dhe do të përgatisin ndërmarrjen për hapat tjerë, duke iu mundësuar atyre të zhvillojnë dhe përpunojnë produktet në Entrepreneur House.
Mentorët do të ofrojnë këshillim në fusha sikurse:
• Hulumtim i Tregut (segmentimi, gatitshmëria e produktit, konkurrenca, furnitorët, testimi UX),
• Kontabilitet (financa dhe llogarimbajtje),
• Menaxhimi i Biznesit (Burime Njerëzore, menaxhimi i procesve, dokumentimi),
• Ligji dhe Rregullatorët për Biznes (ligjet e aplikueshme të Kosovës),
• Marketing dhe Komunikim (menaxhimi i social media, e-commerce, komunikim të brendshëm) dhe të tjera.
*Periudha e përgatitjes mund të ndryshojë varësisht nga idea dhe vlerësimi I dhënë nga Komitetit Vlerësues.
Rrjetëzim
Nëpërmjet të pjesëmarrjes, të rinjtë do të kenë qasje ekskluzive në rrjetin e stafit të bankës, mentorëve si dhe ekspertëve të ndryshëm. Në kuadër të “Ndërmarrësit e Rinj”, do të organizohen evente dhe punëtori, që kanë për qëllim zgjerimin e rrjetit të ndërmarrësve të rinj dhe paisjen e tyre me një sërë njohurish themelore për të zhvilluar më tutje iniciativën e tyre
Ngjarjet e mundshme për anëtarët e Entrepreneur House janë:
1. Përgatitje për Prezentime - seancat e ngritjes ndërmjet anëtarëve të EH për të fituar vlerësime dhe për të përmirësuar për mundësitë e tjera të financimit në të ardhmen,
2. Grupet e Afinitetit - mësoni dhe fitoni mbështetje nga kolegët në të njëjtën industri dhe që ndajnë të njëjtin interes,
3. Bisedat me Themeluesit - një mundësi për t’u lidhur me themeluesit nga një sërë industri dhe prejardhje dhe për të ndarë përvojat,
4. Takimet me Alumni - biseda të krijuara për të ndarë sfidat sipërmarrëse dhe për të frymëzuar anëtarët,
Si mund të aplikoni?
Hapi 1: Vizitoni uebfaqen tonë www.teb-kos.com/ye
Hapi 2: Shkarkoni formën e Aplikimit në gjuhën që dëshironi ju
Hapi 3: Plotësoni formën e Aplikimit dhe dërgoni atë në ye@teb-kos.com
Forma e Aplikimit ka pyetje lidhur me përvojën e ndërmarrëseve të rinj dhe idenë për të cilën ata aplikojnë. Vlerësimi i ideve do të bëhet në bazë te risisë që sjellin ato, ndikimin dhe vlerën së shtuar që kanë idetë, si dhe shkathtësitë që kanë ndërmarrësit për të zbatuar idetë e tyre.
Si përzgjidhen pjesëmarrësit?
1) Fillimisht të gjitha aplikimet do të verifikohen për kriteret minimale,
2) Aplikuesit që e kalojnë procesin e parë të verifikimit do të ftohen të prezentojnë idenë e tyre para Komitetit Vlerësues,
3) Idetë e përzgjedhura do të ftohen të anëtarësohen në inkubatorin e TEB (Entrepreneur House), ku varësisht nga vlerësimi i marrë do mund të përfitojnë shërbime financiare, hapësirë punuese, trajnime apo mentorim,
4) Pas përfundimit të periudhës së pergaditjes, të rinjtë mund të lansojnë idenë e tyre në treg.
Ku mund të kontaktoni nëse keni pyetje?
Për çdo pyetje që keni, mund të vizitoni njërën nga degët tona apo të na kontaktoni në ye@teb-kos.com.
“Ndërmarrësit e Rinj” është inciativë unike në sektorin bankar në Kosovëmë përkrahje nga banka TEB për idetë e të rinjve për të ndikuar në zhvillimin e ekonomisë dhe punësimit në Kosovë.
Nëpërmjet edukimit, mentorimit dhe financimit, Ndërmarrësit e Rinj është krijuar për të udhëzuar drejt suksesit idetë e realizueshme dhe kompanitë që kanë për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm.
TEB bankë për një botë në lëvizje!