Bota në të cilën operon banka vazhdon të ndryshojë me ritëm të përshpejtuar. TEB SH.A si pjesë e BNP Paribas mund t’i menaxhojë këto ndryshime duke i parashikuar, duke iu përshtatur dhe duke sjellë risi në sajë të një kulture korporative të ankoruar në vlera të forta që aplikohen pa kompromis.
Misioni i BNP Paribas është që të sigurojë financimin për ekonominë dhe të këshillojë klientët në mënyrë etike, duke mbështetur projektet, investimet dhe menaxhimin e kursimeve të tyre. Suksesi ynë qëndron në të qenit zgjedhja e preferuar e klientëve tanë. Për të fituar besimin e klientëve tanë, të gjithë punonjësit duhet gjithmonë të veprojnë në një mënyrë që i mbron interesat e klientëve, duke qenë në pajtueshmëri me të gjitha ligjet relevante. Komunikimi me klientët është i hapur dhe i ndershëm dhe shërbimet e ofruara ndaj tyre duhet të jetë zgjedhja më e përshtatshme për të përmbushur nevojat dhe qëllimet e tyre.
Kjo frymë ka formuar Kodin tonë të Sjelljes, i cili përcakton rregullat që drejtojnë të gjitha veprimet tona, në përputhje me vlerat tona thelbësore. Ky Kod i Sjelljes udhëzon mendimin dhe sjelljen tonë. Rregullat e sjelljes janë rregulla konkrete të cilat duhet t’i kuptojnë dhe t’i ndjekin të gjithë punonjësit e BNP Paribas Group. Pajtueshmëria me këto rregulla është thelbësore për aftësinë tonë të shpalosjes së vlerave dhe standardeve tona etike.
Kodi i sjelljes i BNP Paribas Group